Konjufca: Tërheqja e nënshkrimeve ose dorëheqja e Qeverisë

Kosova

Konjufca: Tërheqja e nënshkrimeve ose dorëheqja e Qeverisë

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 23:25

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka bërë me dije se zgjidhja më e mirë për tejkalimin e situatës së krijuar është anulimi i marrëveshjeve të arritura së fundmi në Bruksel ose dorëheqja e Qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme.

Ai ka paralajmëruar se opozita do të vazhdojë ta bllokojë punën e Kuvendit dhe nëse peticioni nuk dëgjohet prej vendimmarrësve, atëherë do të vazhdohet me protesta.

Konjufca e ka përjashtuar mundësinë e një takimi në mes të liderëve të partive parlamentare, duke thënë se tash është tepër vonë për të nisur dialogu.

Sipas tij, Kosova ka nevojë urgjente për ndërrim të klasës politike qeverisëse dhe të mentalitetit drejtues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat