Daka mori pjesë në seminarin e mbajtur në Tiranë

Kosova

Daka mori pjesë në seminarin e mbajtur në Tiranë

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 19:43

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka marr pjesë në seminarin e mbajtur në Tiranë me temën: “Forcimi i pavarësisë së Trupave të Menaxhimit Zgjedhor: Shkëmbimi i përvojave dhe mësimet e nxjerra mes Shqipërisë dhe Sllovenisë”.

"Ky seminar u organizua në kuadër të projektit të Qendrës për Perspektivë Evropiane, i mbështetur nga Departamenti për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë.

Projekti synon të kontribuojë në shkëmbimin e praktikave dhe mësimeve më të mira të nxjerra ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë, si dhe më gjerë në rajon|, thuhet në njofimin për media./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat