Presidentja viziton Panairin e Artizanateve (Foto)

Kosova

Presidentja viziton Panairin e Artizanateve (Foto)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 19:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, vizitoi panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore 2015, i cili po mbahet në Prishtinë, organizuar nga Qendra e Gruas “Dera e Hapur”.

Panairi i Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore 2015, organizohet në kuadër të Ditëve të trashëgimisë Kulturore Evropiane në Kosovë.

Në këtë panair, janë ekspozuar punime artizanale të artit aplikativ, të punuara në materiale të ndryshme si në tekstil, gurë, dru si dhe kostume popullore, dhe ushqim tradicional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat