Haradinaj kërkon përkrahjen e gjakovarëve për proceset politike

Kosova

Haradinaj kërkon përkrahjen e gjakovarëve për proceset politike

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 18:09

Kryetari i AAK Ramush Haradinaj qëndroi sot në Gjakovë ku fillimisht u takua me strukturat e këtij subjekti politik në këtë komunë.

Kryetari i degës së AAK-së në Gjakovë Ardian Gjini tha se këtu është dega më e madhe dhe janë duke u bërë gati që t’i fitojnë zgjedhjet.

Ndërkaq lideri i AAK-së Haradinaj tha se AAK ka vendosur që të mos lejojë të hyjë në fuqi marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi dhe që të mos njihet “Zajednica”.

Në këtë takim Haradinaj ka kërkuar përkrahjen e gjakovarëve për proceset politike të vendit.

Pas këtij takimi Haradinaj me bashkëpunëtorë bëri një shëtitje nëpër Çarshinë e Vjetër të Gjakovës ku u takua me disa të rinj. Ai bashkëbisedoi me ta duke u interesuar të mësojë nga afër se si po shkon procesi nënshkrimit të peticionit kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat