​Nisin punimet për ujin e pijes në fshatin Pastasellë të Rahovecit (Foto)

Kosova

​Nisin punimet për ujin e pijes në fshatin Pastasellë të Rahovecit (Foto)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 18:02

Në kuadër të projekteve të cilat kanë të bëjnë me investime kapitale në komunën e Rahovecit është edhe projekti i ujit të pijes në fshatin Pastasellë të kësaj komune, ku nga muaji shtator 2015, kanë filluar punimet në këtë projekt është shumë të rëndësishëm për banorët e këtij fshati.

Feim Fetoshi, drejtor për Shërbime Publike në komunën e Rahovecit, në lidhje me projektin e ujit të pijes në Pastasellë, thotë se projekti ka të bëjë me shtrirjen e rrjetit të gypave për sjelljen e ujit të pijes në fshatin Pastasellë ka nisur që nga muaji shtator 2015, dhe do të punohet me shtrirjen e rrjetit të gypave nëpër gjithë fshatin dhe gypit furnizues nga fshati Guri i Kuq , pasi që ky fshat do të furnizohet me ujë nga liqeni i Radoniqit.

Sipas Fetoshit, në hyrje të fshatit do të rregullohet stacioni i pompave, nëpërmjet të cilave do të bëhet mbushja e rezervuarit ekzistues dhe nga ky rezervuar do të bëhet shpërndarja e ujit nëpër gjithë fshatin.

Ky projekt pritet që të përfundojë brenda vitit 2016, pasi që kohëzgjatja e kontratës është dyvjeçare. Gjatësia e rrjetit furnizues dhe shpërndarës së rrjetit të gypave është 8.403 metra, i gjithë projekti i ujit të pijes në këtë fshat është investim nga buxheti i komunës së Rahovecit dhe do te kushtojë 133.167 euro./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat