Zemaj pranon se gjuajti me gotë në Kuvend

Kosova

Zemaj pranon se gjuajti me gotë në Kuvend

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 17:56

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë në Info Magazine se i vjen keq që gota që ka gjuajtur është thyer dhe nuk ka arritur cakun, duke mos lënë të kuptohet se cili ishte ai.

Zemaj ka përdorur një term popullor për ta përshkruar aktin e tij.

“Kush të nga ngucë, do ta ngucim edhe ne”, ka deklaruar Zemaj.

Ai tha se kjo është bërë si kundërpërgjigje dhe ka thënë që nuk ndjehet mirë që njerëzit u shqetësuan, duke deklaruar se akti ishte demokratik.

“Ne Kuvendin e Kosovës janë të njëjtë gota ndoshta është dashur të nderohen dhe ajo u thye. Është interesant kjo puna e gotës, më vjen keq që është thyer kjo gotë”.

“Gota nuk është gjuajtur me qëllim të lëndoj dikë”, tha Zemaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat