Grupi i grave asambleiste nga Komuna e Mitrovicës mbështesin Mimoza Kusarin

Kosova

Grupi i grave asambleiste nga Komuna e Mitrovicës mbështesin Mimoza Kusarin

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 17:52

Grupi i grave asambleiste nga Mitrovica, sot ka qëndruar në Gjakovë me ç'rast kanë takuar kryetaren e Komunës, Mimoza Kusari Lila në vazhdën e bashkëpunimit të grave asambleiste të Komunës së Gjakovës dhe atyre të Komunës së Mitrovicës.

Shefja e kabinetit të kryetarit të Mitrovicës, Selvije Kurti, ka shprehur shqetësimin e saj për rastin e fundit të kërcënimit ndaj kryetares së Gjakovës, Kusari Lila, duke ofruar mbështetjen e saj me pohimet se është shumë shqetësuese që në Republikën e Kosovës të ketë ngjarje të tilla, ku në këtë rast është kërcënuar një kryetare e Komunës, si dhe një nënë

"Duke folur për rolin, kontributin dhe potencialin e grave, kryetarja Kusari Lila ka theksuar se prezrnca e grave në asambletë lokale është një formë e komunikimit të drejtëpërdrejtë me qytetarët dhe secila çështje e qytetarëve sillet dhe trajtohet në Kuvendin Komunal.
Në këtë kontest, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka potencuar edhe sfidat, që siç u shpreh, shkojnë përtej ndasive rajonale dhe partiake. Duke folur për projektet dhe dedikimin konkret në mbështetje të grave, nga kryetarja Mimoza Kusari Lila është bërë e ditur se Komuna e Gjakovës përmes Kuvendit Komunal e ka të miratuar buxhetimin gjinor, ndërkohë që si prioritet i qeverisjes lokale në Gjakovë janë shëndeti dhe mirëqenia e grave.Duke dhënë shembuj konkret, gratë asambleiste janë njoftuar se vitin e ardhshëm, përmes rotarianëve në Gjakovë do të vie një aparaturë për mamografi statike ndërkohë që për mirëqenie ka përmendur projektin e ujësjellësit në zonat rurale, ku deri në fund të vitit 2016 do të përfitojnë 35 fshatra. Ky projekt implementohet nga qeveria zvicerane dhe Komuna e Gjakovës. Theks të posaçëm, kryetarja Mimoza Kusari Lila kishte edhe çështjen e punësimit të grave, duke thënë se fokusim i saj është krijimi i kushteve të barabarta. Në përmbyllje të fjalës, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka apeluar tek gratë që të jenë më të angazhuara projekte të ndryshme.
Genta Domi, kryetare e Grupit të Grave Asambleiste të Komunës së Gjakovës, njëjtë sikurse homologia e saj nga Mitrovica, Ajnishahe Haziri, kanë njoftuar për punën dhe angazhimin që kanë këto dy grupe në të mirë të qytetarëve, ndërkaq, Selvije Kurti, shefe e kabinetit të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shprehur shqetësimin e saj për rastin e fundit të kërcënimit ndaj kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, duke ofruar mbështetjen e saj me pohimet se është shumë shqetësuese që në Republikën e Kosovës të ketë ngjarje të tilla, ku në këtë rast është kërcënuar një kryetare e Komunës, si dhe një nënë", thuhet në komunikatën për media./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat