Jakup Krasniqi 'ndërsen' Kadri Veseli: Thirre policinë, zhbllokoje Kuvendin

Kosova

Jakup Krasniqi 'ndërsen' Kadri Veseli: Thirre policinë, zhbllokoje Kuvendin

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 17:33

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka fajësuar koalicionin Qeverisës për bllokim të Kuvendit, edhe pse këtë janë duke e bërë partitë opozitare. Krasniqi ka bërë me gisht edhe në drejtim të Kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili sipas tij nuk po e shfrytëzon rregulloren e punës për të siguruar mbarëvajtjen e seancës.

Krasniqi në një bisedë për mediat vendore ka thënë se Veseli nuk po shfrytëzon si duhet pozitën dhe rregulloren e Kuvendit. Ai ka thënë se Kryeparlamentari mund të kërkoj masa shtesë të sigurisë në Kuvend.

“Me rregullore të Kuvendit lejohet që të thirren policia dhe të behet sigurimi i Kuvendit. Këtë mund ta bëjë edhe Veseli nëse e shfrytëzohen dhe interpreton ashtu siç duhet rregulloren. Aty thuhet se mund të thirren edhe policia për të siguruar mbarëvajtjen e seancës. Por, tani Veseli po bën interpretime siç po i konvenon”, ka thënë Krasniqi.

Ish-Kryeparlamentari po ashtu ka thënë se Kadri Veseli është duke u treguar tepër liberal. Krasniqi ka fajësuar koalicionin për bllokadën.

“ Opozita nuk është edhe fajtore për këtë situatë. Kjo është krijuar nga qeveria dhe pozita. Ata janë duke bërë këtë bllokada”, ka thënë Krasniqi. Krasniqi ka thënë se për herë të parë në Kosovës opozita është e bashkuar dhe sipas tij veprimet e tyre janë për të mirën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat