Gati projtekti i OSTAP nga Austria në vlerë prej 7 milionë euro për ujërat e zeza për Gjilanin

Kosova

Gati projtekti i OSTAP nga Austria në vlerë prej 7 milionë euro për ujërat e zeza për Gjilanin

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 16:34

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, ka pritur në takim Christoph Gierlinger dhe përfaqësuesit e kompanisë OSTAP nga Austria, të cilët janë duke u punuar në finalizimin e projektit për trajtimin komplet të ujërave të zeza në pjesën urbane dhe rurale të Gjilanit si dhe investimin në rregullimin e lumit, “Stanishorka”, “Mirusha”, dhe lumenjëve të tjerë, deri tek fabrika – impianti që do të ndërtohet në fshatin Uglarë.

Me këtë takim këshilltari për zhvillim ekonomik dhe investime i kryetarit Lutfi Haziri, Ismail Januzi, ka thënë se së bashku me kompaninë nga Austria janë duke punuar në finalizimin e projektit për investimin e rrjetit të ujërave të zeza, kolektorëve, rregullimit të shratit të lumenjëve që në tërësi kapin shumën mbi 7 milion euro.

“Jemi në finalizim të projektit që përfshinë mbi 50 kilometra rrjet të ujërave të zeza, pastaj vendosjen e kolektorëve në lumenjtë e 15 fshatrave, në tre lumenjë në qytet, si në lumin “Mirusha”, “Stanishorka” dhe kolektori i lumit “Morava”, të cilët pastaj së bashku shkojnë në Fabrikën për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Uglarë. Është e paraparë të ndërrohen gypat e kanalizimit në qendër të qytetit, ajo në drejtim të rrugës së Prishtinës dhe investime të tjera në pjesë të tjera të qytetit. Me këtë projekt bëhet zgjidhja përfundimtare e ujërave të zeza. Vlera e këtij projekti total është mbi 7 milionë euro, poashtu do të punojmë gjatë të ardhmes edhe në paramasë dhe parallogari të saktë. Nëse shkohet sipas dinamikës së paraparë, presim në pranëverën e vitit të ardhshëm të nisin punimet në këtë projekt dhe në vitin 2016 – 2017 do përfundoj i gjithë ky projekt”, ka thënë Januzi. /A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat