Kuçi dhe Jetviç takohen për pronat e uzurpuar

Kosova

Kuçi dhe Jetviç takohen për pronat e uzurpuar

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 14:30

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, u takua sot me ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Takimi i dy ministrave ishte iniciuar nga ministri Jevtic, për të kërkuar mbështetje për zbatimin e një prej konkludimeve të iniciativës rajonale rreth pronës së uzurpuar.
"Qëllimi ynë është që të shohim se çfarë mund të përmirësohet në zgjidhjen e problemit të pronës së uzurpuar. Kjo nuk është një çështje vetëm e serbëve, por e gjithë qytetarëve të Kosovës njësoj, dhe ne duhet ta zgjidhim në mënyrën sa më efikase të mundshme. Unë besoj se departamenti i posaçëm i Gjykatës do të merret me këtë çështje dhe do të kontribuoi që rastet e pronës së uzurpuar të zgjidhen në mënyrën më të mirë dhe më të shpejtë. Unë nesër në Komisionin Ndërministror do të paraqes këtë propozim, dhe besoj se për diçka si kjo do ta kem mbështetjen tuaj”, tha ministri Jevtic gjatë takimit, njofton Ministria e Kthimit.

Jevtic tha se ndonjëherë gjykata merr vendime të çuditshme, kur bëhet fjalë për pronën e uzurpuar.

“Në Prizren kemi dy shembuj të këtyre vendimeve të çuditshme, njëri prej të cilëve është kur gjykata vendosi në favor të personit që ka bërë kërkesën për kthimin e pronës, por ai person nuk ka mundur të ushtrojë të drejtën në pronën e tij për shkak se pala që e ka paditur ka kërkuar t’i paguhet rrënimi i objektit të ndërtuar në mënyrë të paligjshme”, citohet të ketë thënë Jevtic.
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë gjatë takimit se në kuadër të një sistemi gjyqësor në Kosovë, ekzistojnë dy organe që merren me këtë çështje e ato janë: Agjencioni për të drejtën Pronësore dhe Oda e Veçantë e gjykatës. “...Por që gjithsesi ministri Jevtic ka mbështetjen e plotë në përpjekjet e tij për zgjidhjen më efikase të problemit së pronës së uzurpuar, sepse çdokush ka të drejtë dhe duhet të kthehet në pronën e tij dhe të jeton në të”.

Të dy ministrat në fund të takimit u pajtuan që të vizitojnë bashkërisht një nga fshatrat e të kthyerve, dhe në këtë mënyrë të sigurojnë mbështetje për procesin e kthimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat