Përdorimi i automjeteve zyrtare në ARKEP bëhet pa kontroll

Kosova

Përdorimi i automjeteve zyrtare në ARKEP bëhet pa kontroll

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 14:27

Mos ekzekutimi i plotë i buxhetit vjetor, disa parregullsi në prokurim dhe mungesa e kontrollit të shfrytëzimit të automjeteve zyrtare janë evidentuar si të gjetura nga auditori për Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Kështu u tha gjatë shqyrtimit të Raportit të Auditimit Vjetor (2014) për ARKEP-in në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrje Financiare.

Përfaqësuesi i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, Zukë Zuka, theksoi se ndër të gjeturat tjera nga raporti i auditorit është mos implementimi i disa projekteve kapitale dhe mos implementimi i tri rekomandimeve nga viti paraprak. Sipas Zukës, një prej rekomandimeve që nuk është implementuar është mungesa e evidencës për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare në ARKEP.

Zuka: Evidencat jo të plota për shfrytëzimin e automjeteve

“Megjithëse është bërë miratimi i Rregullores së Brendshme për përdorimin e automjeteve zyrtare nga ARKEP, por gjatë atij vitit të cilin ne e kemi audituar kanë munguar evidencat për shfrytëzimin e automjeteve”, thotë Zuka.

Përfaqësuesi i ZAP thekson se sfidë tjetër në ARKEP mbetët edhe themelimi i agjencisë së auditorit të brendshëm.

Kurse, për ta arsye tuar keqmenaxhimin për automjetet, kryetari i Bordit të ARKEP, Ekrem Hoxha, theksoi se kanë kontroll të rreptë për shpenzimet e derivateve, por pranon se nuk kanë bërë analitika siç e quan ai për shpenzimet.

Hoxha: Të vetmen gjë që se kemi bërë ka qenë analitika për shpenzime

“Kemi kontroll absolut të shpenzimeve të derivateve. Ju njoftoj se autoriteti bënë monitorimin në nivel vendi me njësi të specializuara të cilat konsumojnë derivate shumë... Të vetmen gjë që se kemi bërë ka qenë analitika për shpenzimin sikur që e bëjnë organizatat tjera buxhetore. Ne si menaxhment kemi siguruar që shpenzimet të jenë brenda kufirit dhe janë shumë më të ulëta se projeksionet”, thotë Hoxha.

Ndërsa, anëtari i Komisionit, Hajdar Beqa kërkoi sqarime nga drejtuesit e ARKEP përse nuk janë implementuar tri rekomandime dhe ka pasur vërejtje për vlerësimin e ofert ave tek prokurimi. Beqa ka vlerësuar se këto janë shkelje të rënda.

Beqa: Dobësi në vlerësimin e ofertave tek prokurimi

“Tek të gjeturat nga dhjetë rekomandimet thuhet se tri nuk janë adresuar fare. A ka pasur ndonjë arsye pse nuk janë adresuar këto tri rekomandime apo pse ka ndodhur kjo? Kemi edhe disa vërtetje të tjera p.sh. janë vërejtur dobësi në vlerësimin e ofertave tek prokurimi. Nëse i shikojmë kështu si dobësi reflektojnë shumë keq. Edhe një rast deklarata për përcaktimin e fondeve është nënshkruar në kohë jo të duhur, në shikim të parë këto konsiderohen si shkelje të rënda”, theksoi Beqa.

Edhe anëtari tjetër i Komisionit, Adem Grabovci, gjatë shqyrtimit të raportit ka pasur vërejtje për mos ekzekutimin e buxhetit, meqë sipas tij, ky institucion nuk mund të kërkoi rritje të buxhetit për vitin e ardhshëm.

Grabovci: Ekzekutimi i buxhetit çështje e pa qartë

“Nëse ju në vitin paraprak nuk e keni ekzekutuar në tërësi buxhetin, nuk e keni të drejtën që për këtë vit të kërkoni rritje të buxhetit. Rritja e buxhetit bëhet edhe në përputhje me sukseset e vitit paraprak... Kështu që për mua mbetet vetëm kjo pikë, pra ekzekutimi i buxhetit çështje e pa qartë pasi kjo është në interes edhe të këtij institucioni”, thotë Grabovci.

Kurse, deputetja Synavere Rysha pati vërejtje tek procedurat e prokurimit, veçanërisht në një proces që ka qenë çmimi i kontratës 3 mijë e 645 euro. Kjo sipas saj bëhet fjalë për trefishin e vlerës së kontratës.

Ky komision ka shqyrtuar edhe Raportin e Auditimit të Pasqyrat Vjetore Financiare të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2014, për të cilin raport anëtarët nuk p atën vërejtje, megjithëse u quajt nga ta edhe raport mjaft i vogël për këtë institucion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat