"Prishtina ta miratojë Statutin e ASK-së deri më 25 dhjetor"

Kosova

"Prishtina ta miratojë Statutin e ASK-së deri më 25 dhjetor"

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 13:39

Marko Gjuriq, Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën ka thënë se Prishtina më së largu deri më 25 dhjetor duhet ta miratojë Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe (ASK).

Sipas tij, kjo duhet të bëhet përkundër kundërshtimeve të mëdha të disa politikanëve, pasi këtë e garanaton marrëveshja e arritur në Bruksel midis Prishtinës dhe Beogradit, raporton N1.

“Mesazhi ynë është që marrëveshja duhet respektuar. Serbët do të kenë më shumë të drejta, por kjo nuk do të thotë se dikush do të ketë më pak të drejta, dhe frika nga Asociacioni nuk është mesazh i mirë”, ka thënë Gjuriq.
“Disa të tjerë e kanë lënë Serbinë në pozitë shumë të vështirë, por ajo që i kemi sjellë qytetarëve është një fitore e madhe”, ka shtuar ai.

Gjuriq ka thënë se pas çdo roundi bisedimesh, ai u ka propozuar kolegëve nga Prishtina që të mbajnë një konferencë të përbashkët dhe të publikojnë rezultatet e marrëveshjeve, por sipas tij ata kanë refuzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat