Mustafa: Nuk më shqetësojnë vezët, punët po shkojnë mirë

Kosova

Mustafa: Nuk më shqetësojnë vezët, punët po shkojnë mirë

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 11:33

(E plotesuar) - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në manifestimin e Ditës së Mjedrës është larguar nga Podujeva nën përcjelljen e forcave të mëdha policore.

Para se të largohej kryeministri Mustafa ka thënë shkurt se nuk e shqetësojnë vezët.

E rëndësishme për të është që punët po shkojnë si duhet. “Nuk më shqetësojnë vezët me rëndësi se punët po shkojnë mirë”, ka thënë Mustafa.

Isa Mustafa gjuhet me vezë edhe në Podujevë

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa posa ka filluar të flas në Komunën e Podujevës, ai ka filluar të gjuhet me vezë.
Në moment kanë ndërhyrë sigurimi duke e parandaluar.

Komuna e Podujevës sot është duke e festuar ditën e mjedrës, ku në këtë fushë janë punësuar rreth 1 mijë persona.

Siç mësojn mediat, personi i cili ka gjuajtur me vezë kryeministrin Mustafa, është arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat