Shala: Opozita ka zgjedhur rrugën më të keqe për të provokuar zgjedhje

Kosova

Shala: Opozita ka zgjedhur rrugën më të keqe për të provokuar zgjedhje

Nga: Arben Sylejmani Më: 6 tetor 2015 Në ora: 11:19

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (KMLDNJ), Behxhet Shala thotë se opozita me veprimet e saj po provon të provokoj zgjedhje të parakohshme, por sipas tij, kjo është rruga më e keqe e opozitës.
“ ka gjetur mënyrën ma të keqe të mundshme për të provokuar zgjedhje, sepse zgjedhjet nuk mund të prodhohen vetëm sepse dëshiron opozita. Partitë opozitare nuk mund të provokojnë zgjedhjet në këtë mënyrë sepse kjo pakicë edhe në qoftë se vjen deri të mocioni I rrëzimit të qeverisë, atëherë nuk kanë vota të mjaftueshme për votuar rrëzimin e Qeverisë, tha për Bota sot”, Behxhet Shala.
Ai thotë se nëse opozita ja arrin që t’i qes në protesta më shumë se 100 mijë persona, atëherë Qeveria mund të bjerë.
“Nëse opozita e ka përkrahjen gjithë popullore, atëherë le të thërret në protesta gjithë popullore dhe në qoftë se dalin mbi 100 mijë, atëherë se pa dyshim se qeveria do të bjerë vetvetiu sepse nuk ka ma as kredibilitet të mbetet ende në pushtet”, tha ai.
Sa I përket daljes nga kriza, ai thotë se presidentja Jahjaga duhet të mbledh liderët e partive politike për të gjetur një zgjidhje.
“Kuvendi nuk është në gjendje që të ofroj zgjidhje se pot ë ishte ë gjendje atëherë do të ofronte në rast të bllokimit të parë. Prandaj, zgjidhja duhet të bëhet në një terren tjetër dhe për këtë është dashur presidentja në bazë të kompetencave kushtetuese që I ka, t’i thërras të gjithë dhe të kërkoj një zgjidhje për të dal nga kriza dhe në qoftë se nuk asnjë zgjidhje, atëherë presidentja ka mandate ta shpërndaj Kuvendin dhe vendi të shkoj në zgjidhje të parakohshme”, shtoi Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat