Lajm i mirë për dy komunat atë të Podujevës dhe Gjilanit

Kosova

Lajm i mirë për dy komunat atë të Podujevës dhe Gjilanit

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 09:54

Komuna e Podujevës dhe Komuna e Gjilanit janë pranuar zyrtarisht në Konventën e Kryetarëve. Konventa e Kryetarëve është një lëvizje Evropiane që përfshinë autoritetet lokale dhe rajonale, të angazhuar në mënyrë vullnetare për rritjen e efiçiencës së energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në territoret e tyre. Kurse gjatë muajit tetor mund të bëhet edhe nënshkrimi zyrtar i pranimit në Konventën e Kryetarëve në Bruksel.

Vlen të ceket se në vitin 2008, pas miratimit, të Pakos së BE-së për Klimë dhe Energji, Komisioni Evropian lansoj Konventën e Kryetarëve të Komunave për të miratuar dhe të mbështesë përpjekjet e vendosura nga autoritetet lokale në zbatimin e politikave të qëndrueshme të energjisë. Për karakteristikat e saja unike – duke qenë lëvizja e vetme e këtij lloji rreth mobilizimit të akterëve lokal dhe rajonal rreth përmbushjes së objektivave të BE-së – Konventa e Kryetarëve është portretizuar nga institucionet evropiane si një model i jashtëzakonshëm i një qeverisjeje shumë-nivelesh.

Nënshkruesit përfaqësojnë qytete, me madhësi të ndryshme duke filluar nga fshatra me madhësi të vogël e deri në zona kryesore metropolitane si Londra apo Parisi, që kanë nënshkruar Konventën e Kryetarëve të Komunave në mënyrë vullnetare dhe janë të angazhuar në zbatimin e politikave të qëndrueshme të energjisë për të përmbushur dhe të tejkalojnë objektivin e BE-së për reduktimin e 20% të CO2 përmes rritjes së efiçiencës së energjisë dhe zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Në mënyrë që të transmetojnë angazhimin e tyre politik në masa dhe projekte konkrete, nënshkruesit e Konventën, marrin përsipër të përgatisin një inventar të emetimeve dhe brenda vitit pas nënshkrimit të tyre, duhet të paraqesin Planin e Veprimit për Energji të Qëndrueshme (SEAP) ku përshkruhen veprimet kryesore që i ata kanë në plan t’i ndërmarrin.

Përtej kursimit të energjisë, rezultatet e veprimeve të nënshkruesve janë të shumëfishta: krijimi i vendeve të punës më të qëndrueshme; mjedis më të shëndoshë dhe një jetë më cilësore; një konkurrencë ekonomike më të zgjeruar dhe pavarësi më të madhe të energjisë. Këto veprime shërbejnë si shembuj që edhe të tjerët të ndjekin, sidomos “Krahasimet e Ekselencës”, një bazë e të dhënave të praktikave më të mira të paraqitura nga nënshkruesit e Konventës. Katalogu i Planit të Veprimit për Energji të Qëndrueshme është një tjetër burim i tillë unik i frymëzimit, pasi tregon objektiva ambicioze të vendosura nga nënshkruesit e tjerë dhe masat kryesore që ata i kanë identifikuar për t’i arritur.!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat