Studentët të ndarë, organizojnë dy protesta në të njëjtën ditë

Kosova

Studentët të ndarë, organizojnë dy protesta në të njëjtën ditë

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 07:59

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka paralajmëruar për sot një protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me afatet dhe kushtet e provimeve në gjitha fakultetet në UP.

Një protestë e njëjtë për sot është paralajmëruar edhe nga Grupi i Studentëve të Pavarur të UP-së, me po të njëjtin skenar.

Edhe qëllimi i protestës së Grupit të Pavarur është ulja e kritereve, kushti për të kaluar vitin e parë me minus tri provime, afatet e rregullta dhe lirimi nga pagesa e kategorive të veçanta.

Protesta e Grupit të Pavarur u tha se gjeti mbështetje të fuqishme nga Parlamenti Studentor, por ndryshe thonë ata në Parlamentin Studentorë.

Këta të fundit akuzojnë grupin e pavarur të studentëve se ka tendencë që të degradojë protestën e nesërme.

Njëkohësisht udhëheqësi i Parlamentin Studentor Egzon Daku bën thirrje studentëve që të anashkalojnë elementet të cilat promovojnë interesat personale.

Ai ka theksuar se Parlamenti Studentor distancohet nga protesta e Grupit të Pavarur.

Në anën tjetër udhëheqësi i Grupit të Pavarur Stud entor Argjent Softolli tha se duhet të përmirësohen kushtet e studimeve, dhe të zbatohen praktikat e mëhershme.

Protesta e Grupit të Pavarur Studentor do të fillojë marshin prej orës 12:00, një orë pas protestës së paralajmëruar të Parlamentit Studentor ndërsa vend ndalimin e kanë para Rektoratit./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat