Abazi: Rektori nuk po bënë politik, po lufton të keqën

Kosova

Abazi: Rektori nuk po bënë politik, po lufton të keqën

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 23:09

Analisti politik, Haki Abazi i ka dal në krah Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu.

Përmes një postimit në Facebook, Abazi ka thënë se sot duhët me mbrojtë rektorin për faktin se ai është një që po frymon drejtësi dhe guxim, ai nuk po bën poltikë.

“Me Rektorin-
Sot, sikur nje dite pranvere me '68 me '89, kur hyne ne zgafella, kur u nisem ne kembe nga te gjitha anet, kur qendruam ne shi e ne bore, per me mbrojte universitetin, per me mbrojte TVP, per me mbrojte ate pak kushtetute, per me mbrojte ate pak dinjitet per me mbrojte idene e integritetit moral e njerezor. Sot duhet me mbrojte rektorin jo per emrin e tij por per faktin se ai eshte nje qe po frymon drejtesi dhe guxim, ai nuk po ben poltike ai po e lufton te keqen te poshtren dhe gjithcka qe e ka katandisur kete vend.
Rektori eshte simboli i atyre vlerave qe dikur kane qene ne balle e sot jane vyshkur e jane tretur nga mendja e shpirti i njerezve. A kemi me lane te keqen me marre edhe njehere univeritetin, a kemi me lane qe edhe ky bastion i drejtesise, kjo zyre e vogel e universitetit qe u fitua me demonstrata ne 68 te kthehet prap ne strfull te padijes dhe analfabetizimit familjar.
Nese dikush po do me nxeh situaten per me perfitu poltikisht e me ju shpetu proceseve te drejtesise duke e sulmuar Rektorin e ka gabim se nuk shpetohet ne kurrizin e te tjereve. Drejtesia mund te vonohet por nuk humbet kurre. Jo rektori por SHIK- u jashte universitetit”, shkruan Abazi në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat