Telegram ngushëllimi, drejtuar familjes Haziri nga Kuvendi Komunal i Gjilanit

Kosova

Telegram ngushëllimi, drejtuar familjes Haziri nga Kuvendi Komunal i Gjilanit

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 22:50

E nderuara familja Haziri,
Në emër të Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit Tuaj, z. Emrush Haziri. Lajmi i kobshëm për shuarjen e Tij na ka tronditur të gjithëve, por jemi të bindur se jeta dhe vepra e tij si atdhetar do të kujtohen gjithmonë me nderim nga populli i Kosovës. Emrush Haziri, ka qenë një njeri i përkushtuar për të mirën e vendit. Ai si mërgimtar por edhe si veprimtar i kauzës kombëtare ç`do herë tregoi përkushtimin e tij të lartë për të mirën e atdheut. Familje Haziri, në këto çaste zie e pikëllimi, shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju!
Zoti e bekoftë Emrush Hazirin!
Zoti e bekoftë familjen Haziri!
Valentina Bunjaku Rexhepi
Kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat