Arben Gashi: Mungon vullneti i koalicionit për zhbllokimin e Kuvendit (Video)

Kosova

Arben Gashi: Mungon vullneti i koalicionit për zhbllokimin e Kuvendit (Video)

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 22:21

I ftuar i parë në emisionin Rrokum Roll, ishte Arben Gashi, nga radhët e LDK-së.
“Edhe unë nuk e votoj marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, prandaj opozita duhet me u kthye në Kuvend për me i dhanë votat e tyne kundër kësaj marrëveshje”, theksoi Gashi.
“Bllokadë politike nuk ka”, tha Gashi, “po Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk po i përmbahet rregullave të mbajtjes së nji seance Kuvendi, të cilat janë te caktueme, por, po mundohet me e mbajt nji dialog gjithpërfshirës”.
“Nuk ka bllokadë politike, ka vetëm bllokadë fizike të seancave të Kuvendit”.
“Nëpërmjet bllokimit fizik nuk munden me u bllokue marrëveshjet, po vetëm me debat bllokohen marrëveshjet”, vlerësoi Gashi.
“Edhe un vet personalisht kam dyshime se marrëveshjet nuk janë plotësisht të mira për Kosovën”.
“Marrëveshja për kufinin duhet me u ratifiku në Kuvend, dhe me u votu nga 80 deputet, po si po duket nuk janë 80 deputet që kane me e votue këtë marrëveshje”.
Lidhun me mosrreagimin e PDK’s ndaj sjelljes së opozitës dhe sulmit vetëm ndaj z.Mustafa, Gashi e cilësoi si “nji gja normale, mbasi që Isa Mustafa asht kryesuesi i kësaj qeverie asht plotësisht e kuptueshme sulmi vetëm ndaj z.Mustafa”.
“Mungon vullneti i partnerëve të koalicionit per me e zhbllokue këtë situatë”, edhe pse “ata e kane obligim ligjore me e zhllokue këtë situatë”, shtoi Gashi.
“Nji gjendje e tillë nuk duhet me dërgue vendin në zgjedhje të parakohshme”, tha Gashi.
Lidhun me temën se a ka me e votue z. Thaçi për President të vendit, Gashi tha se “nuk kam me e votue, se mendoj qe Hashim Thaçi nuk asht personi i duhun për President të Kosovës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat