Driton Selmanaj në karvanin e LDK-së në Prizren

Kosova

Driton Selmanaj në karvanin e LDK-së në Prizren

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 21:26

Ai ditë më parë i është ‘bashkangjitur’ karvanit të LDK-së në Prizren.

Sekretari i LDK-së në Prizren, Fatmir Memaj, në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka postuar disa fotografi nga një takim i anëtarëve të LDK-së. Pjesë e këtij takimi shihet të ketë qenë edhe analisti politik i emisionit “Click” të RTV 21-shit, Driton Selmanaj.

Sekretari Memaj, pjesëmarrësit e këtij takimi, i quan “karvan të LDK-së”, transmeton prizrenpress.

“Karvanit në rritje të LDK-së i bashkëngjitet Milazim Jashari, aktivist i Nëndegës ‘7 Shtatori”, shkruan Memaj.

“Tani në ndejë na u bashkëngjit edhe aktivisti i palëkundur i LDK-së Anton Tushi”, shkruan Memaj në profilin e tij në Facebook, duke ilustruar takimin me fotografi.

Driton Selmanaj, në çdo fotografi shihet në mesin e karvanit të LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat