Haradinaj falënderon ish-kryeministrin slloven për përkrahje kur u ndalua në Lubjanë

Kosova

Haradinaj falënderon ish-kryeministrin slloven për përkrahje kur u ndalua në Lubjanë

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 19:44

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, sot ka zhvilluar një takim miqësor me ish kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha.

Haradinaj e ka njoftuar mikun nga Sllovenia, për zhvillimet e fundit në Kosovë, të cilat lidhen edhe me dy marrëveshjet kontestuese, sipas Opozitës, të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës.

Haradinaj po ashtu, i ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë, ish kryeministrit slloven Janez Jansha, për rolin e tij konstruktiv ndaj Kosovës ndër vite, si dhe për qasjen, tejet korrekte, në raport me ndalimin kohë më parë të Haradinajt në Slloveni.

Ish kryeministri slloven, Janez Jansha, cilësohet si njëri prej politikanëve më popullor më Slloveni dhe si njëri prej mbështetësve më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.

Ai po qëndron në Prishtinë, në kuadër të ceremonisë së nderimit të tij me titullin Doktor Honoris Causa, nga Kolegji Universitar Universum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat