Shahu: Fjalimet e Kurtit të ngjashme me diktatorin Enver Hoxha

Kosova

Shahu: Fjalimet e Kurtit të ngjashme me diktatorin Enver Hoxha

Nga: Arben Sylejmani Më: 4 tetor 2015 Në ora: 10:23

Analisti nga Shqipëri, Rexhep Shahu shkruan se fjalimet e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti janë të ngjashme me ato të diktatorit famëkeq, Enver Hoxha.

Sipas tij, edhe Kurti e shfaq atë antiamerikanizmin, sikur Enver Hoxha që i quante amerikanët imperialist e revizionist./BS/

“E ndoqa Albin Kurtin në emisionin e Enkel Demit (që i bëri pyetje të idhta) në televizionin shqiptar. Ai fliste, vriste e priste kush i dilte përpara i bindur se veç ai di e veç ai e ka drejt. Dhe kush ia zinte rrugën e pushtetit e ka gabim. Udhëheqësit e Kosovës e kanë gabim, amerikanët e kanë gabim, për serbët nuk e di. Ai fliste parulla dhe mua me kujtoheshin deklaratat e kërcënimet e Enver Hoxhës që vriste e priste imperialistët e revizionistët e u thoshte se po na sulmuat këndej, ne do t'u godasim andej, po na goditet andej, ne do tu sulmojmë këndej”, ka shkruar Shahu në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat