​Fushë Kosova me Urgjencë të re

Kosova

​Fushë Kosova me Urgjencë të re

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 22:12

Fushë Kosova është bërë sot me Shërbimin e ri të Urgjencës, e cila është përuruar në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë.

Me rastin e përurimit të këtij shërbimi ministri i shëndetësisë Imet Rrahmani, ka thënë se kujdesi Parësor Shëndetësor paraqet bazën e sistemit shëndetësor të vendit dhe Rrahmani ka thënë që synon që, sipas standardeve të parashikuara, rreth tetëdhjetë për qind e shërbimeve shëndetësore të ofron në këtë nivel të kujdesit shëndetësor.

Ai uroi mantelbardhët e kësaj qendre për punën që bëjnë dhe u kërkoi që të shfrytëzojnë në mënyrë sa më adekuate aparaturat e reja që janë vënë në funsksion.

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, përgëzoi punëtorët e Qendrës për punën që bëjnë the theksoi faktin se nga qytetarët nuk ka marrë asnjë ankesë për punën e stafit aty, përkundrazi, është i informuar me punën e madhe që bëhet me përkushtim, duke ju ofruar shërbime shëndetësore cilësore, banorëve të Fushë-Kosovës që është shtuar shu më në numër viteve të fundit, por edhe komunave përreth.

Pasi kanë vizituar edhe shërbimet e tjera shëndetësore në këtë qendër, Ministri Rrahmani ka zhvilluar një bashkëbisedim shumë të hapur me mantelbardhet e qendrës, të cilët, përveç tjerash, i ka informuar në detaje për projektet që po zhvillohen në shëndetësi, sfidat dhe pritjet nga ky sektor.

QKMF në Fushë Kosovë, që është investim i komunës, sipas drejtuesve të saj, brenda vitit u përgjigjet rreth 100 000 vizitave shëndetësore duke ofruar rreth 200 000 shërbime, ndërkohë që në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ka rritur vëllimin e shërbimeve për 17 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat