Jahjaga flet për rimëkëmbjen e Kosovës në Forumin Botërorë të Liderëve

Kosova

Jahjaga flet për rimëkëmbjen e Kosovës në Forumin Botërorë të Liderëve

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 19:59

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila po qëndron në Nju Jork, ka mbajtur sot një fjalim të gjatë në Forumin Botërorë të Liderëve në Universitetin Columbia.

“Një shtet në tranzicion”, është tema që ajo ka folur gjatë para shumë pjesëmarrësve. Jahjaga ka folur për luftën, për dëmet që solli ajo në jetëra njerëzish, për tmerret që përjetuan shumë gra të këtij vendi, e po ashtu edhe për priudhën e pasluftës dhe zhvillimet që ndodhen në Kosovë.

Zyra e Presidentes ka publikuar të plotë deklaratën e presidentes Jahjaga në Forumin Botëror të Liderëve në Universitetin Columbia

KOSOVA: NJË SHTET NË TRANZICION

I nderuari Z. Dean

Të nderuar mysafirë,

Zonja dhe Zotërinj,

Jam e nderuar që kam mundësinë të rikthehem këtu në Universitetin Columbia, në serinë e Forumeve të Liderëve Botërorë, dhe të flas mbi angazhimet për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme si dhe t’ju përkujtoj entuziazmin, forcën dhe shpresën e cila na mbanë përgjatë kësaj periudhe të tranzicionit.

Edhe unë, si shumà « bashkëqytetarë të mi, kam përjetuar periudhën e represionit dhe të luftës. Dhe poashtu kam humbur miq dhe të dashur të mi gjatë këtij konflikti të tmerrshëm.

Dhe shpesh kam menduar se çfarë është ajo që inspiron shoqëri të tëra që të lëvizin përpara. Si e gjejnë ato atë forcë dhe vullnet për rimëkëmbje ?

Për shumë pjesëmarrës në audiencë sot lufta e Kosovës e vitit 1998 dhe intervenimi humanitar i NATO-s I cili ndaloi gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999 është një e kaluar e largët.

Por, kjo e kaluar nuk është edhe aq e largët për ju. Ajo çfarë populli i Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar ka bërë dhe po e bën akoma, është relevante edhe sot e këtu për të ardhmen e intervenimeve dhe shtet ndërtimit.

Ajo ofron mësime të rëndësishme për atë se si duhet të lëvizet përpara pas konflikteve, gjë për të cilën dua t’ju flas sot. Njëzet vjet më parë ne nuk mund të punonim, nuk mund të shkonim në shkollë e as nuk mund të ecnim rrugës pa u keqtrajtuar nga policia serbe. Ne ishim shumë të varfër, nuk mund të votonim dhe ishim më të prekur nga përdhunimet dhe vrasjet. Thjeshtë, ne nuk mund të jetonim. Sot, jemi akoma një vend i varfër por jemi gjallë dhe të lirë.

Ne kemi shndërruar vetveten nga një komb i cili nuk guxonte të ëndërronte në një komb me shumë e shumë ëndrra. E kuptuam shumë shpejt pas përfundimit të luftës në Kosovë, kur konflikti morri fund, se mbijetesa nuk është e vetmja brengë. Ka aq shumë humbje për të mbajtur zi për ta, Ka shumë, - tepër shumë- varre për tu hapur. Dhe më e keqja, ka aq shumë nga ta të cilët janë të humbur, njerëz të zhdukur, për të cilët nuk mund as të hapim varre. Ka edhe shtëpi për tu rindërtuar, si dhe sfida të rikyqjes së rrymës elektrike dhe ujit.

Një sistem të tërë të edukimit për ta vendosur sërish në binarë. Një ekonomi të kolabuar për ta rigjallëruar. Lidhje dhe marrëdhënie për ti rivendosur, tensione për të menaxhuar si dhe fuqi për të negociuar.

Ka shumë prioritete garuese ndërmjet veti. Në fakt, ka aq shumë për të bërë dhe secila çështje shndërrohet në prioritet.

Ne kemi lëvizur shumë nga faza e emergjencës.

Kosova nuk është më një vend i shkatërruar nga lufta. Nga viti 2008, është një shtet I pavarur, shteti më I ri në Evropë. Gjatë shtatë viteve të kaluara, ne kemi forcuar suverenitetin tonë. Institucionet tona demokratike janë shëmbëlltyrë e demokracisë sonë parlamentare të cilën e kemi ndërtuar.

Ne kemi mësuar së demokracia është çështje komplekse. Se ndërtimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse është një ambicie, një punë gjithmonë në vazhdim. Ne mundemi dhe gjithmonë duhet të punojmë më mirë. Ne jemi duke mësuar se si të jetojmë së bashku dhe se si të gjejmë for cë në dallimet tona etnike dhe fetare.

Ne jemi akoma duke u munduar të krijojmë një ekonomi të hapur, me konkurrencë të barabartë dhe pa korrupsion. Disa kanë filluar të ndihen të lodhur nga mosarritja e premtimeve për prosperitet si dhe përparim social dhe ekonomik. Ne dëshirojmë që gjenerata e re e Kosovarëve të qëndrojë në Kosovë dhe ta ndërtojë vendin e tyre, dhe të mos e lëshojë vendin në kërkim të mundësive jashtë kufijve.

Këto janë disa nga pasojat e menjëhershme dhe të dukshme të luftës dhe rindërtimit. Por, ka edhe të tjera pos atyre që vërehen në shikim të parë. Jo shumë kohë më parë, në fillim të mandatit tim si Presidente e Kosovës, unë isha ftuar që të flas në një konferencë rreth fuqizimit të gruas.

Me një president femër, e para ndonjëherë në historinë e Ballkanit, Kosova tërhiqte shumë vëmendje. Brenda dhe jashtë Kosovës kjo shihej si mundësi për më shumë përfshirje në vendi m marrje të grave. Në konferencë, ne diskutuam për situatës së përgjithshme. Ne shpenzuam shumë kohë duke diskutuar për barazinë në vende pune, mundësi të barabarta edhe drejtën e grave në pronë dhe pronësi. Ne brengoseshim se a ishte e drejtë kuota prej 30 për qind pjesëmarrje të grave në institucionet e Kosovës.

Se a thua këto masa do të bëheshin ndonjëherë të qëndrueshme.

Se a kishte arsye për të besuar dhe a ka përvoja të tilla për të na siguruar, se kuotat do të jenë efektive, dhe atë jo vetëm për gratë. Në u ndjemë të përfshira- pjesë e debatit të rëndësishëm në nivel global mbi mosbarazinë gjinore. Ne e ndjemë se debati ynë ishte duke ndodhur në kohë të duhur, ishte përparimtar dhe në nivel me trendet globale. E ndjemë së përkundër faktit se sapo kishim dalur nga lufta, çështjet tona nuk kishin dallim nga ato të vendeve tjera.

Por ajo se çfarë më treguan disa gra të cilat qëndroni n në një skaj të sallës së konferencës, më ndryshuan mua rrënjësisht, dhe mënyrën se si mendoja për këto çështje. Ato ishin të mbijetuara të dhunës seksuale, disa nga mijëra gra të cilat ende mbajnë vrragët në vete, plagë fizike dhe psiqike të këtij lloji të torturës- përdhunimit si mjet lufte.

Njëra nga ato më tha se ajo ishte përdhunuar para familjes së saj kur forcat serbe erdhën ti largonin sipas planit të kampanjës së tyre për pastrim etnik. Tjetra foli për grupe te grave të mbajtura të mbyllura dhe të përdhunuara për javë me radhë. Kjo ishte hera e parë që ato ndanë tregimet e tyre me dikë jashtë rrethit të ngushtë të të mbijetuarve.

Si shqiptare kosovare dhe më vonë si zyrtare policore, e cila ndihmoi në ndërtimin e Forcës së Policisë së Kosovës, unë isha në dijeni për këto krime të tmerrshme të kryera ndaj grave të Kosovës.

Kisha lexuar për një nënë e cila nuk mund ti thoshte askuj t se vajza e saj ishte e përdhunuar edhe shumë kohë pasi ajo ishte e gjetur e vdekur në bunarin e shtëpisë. Me një kampanjë sistematike të përdhunimit, të ndërmarrë gjatë luftës në Kosovë, forcat Serbe të sigurisë kishin për qëllim që lufta të vazhdonte edhe shumë kohë pasi që kishte përfunduar.

Të linin prapa tyre një shoqëri të frikësuar, të vrragosur, të turpëruar dhe tërësisht të thyer. Një shoqëri të paaftë për të treguar atë së çfarë i ka ndodhur grave të tyre. Po ashtu, isha në dijeni për punën e palodhur të grave aktiviste të cilat i kishin dedikuar jetërat e tyre në ndihmë të të mbijetuarave të përdhunimit, sido që ato kishin vendosur të trajtonin traumat e tyre. Këto aktiviste ishin shtyllat mbi të cilat të mbijetuarat e dhunës seksuale u mbështetën për më gjatë se një dekadë.

Pjesa tjetër e shoqërisë ishte e shumë e preokupuar me rindërtimin e shtëpive dhe ndërtimin e narative ve heroike të cilat normalisht ndodhin pas luftërave çlirimtare, për të treguar kujdes ndaj të mbijetuarave të përdhunimit. Në periudhën kaotike të pasluftës, dhe në mungesë të drejtësisë për të mbijetuarat, shumica e tyre zgjodhën heshtjen e plotë.

Disa prej tyre të cilat vendosën që tu flasin për këtë familjeve të tyre mbetën të vetmuara për shkak të stigmës të cilën përdhunimi e mban mbi vete në Kosovë, e Kosova nuk është i vetmi vend ku kjo ndodhë.

Prokurorët ndërkombëtarë kanë dokumentuar krimet e luftës dhe krimet ndaj njerëzimit të kryera nga forcat serbe në Kosovë. Ata edhe I kanë gjykuar kryesit e veprave. Por nuk ka pasur gjykime për kryesit e përdhunimeve, as në Hagë, as në Kosovë, edhe pse Kosova administrohej nga Kombet e Bashkuara.

Të mbijetuarat rrallë herë dolën të flasin për tmerrin e ushtruar mbi to. E as shoqëria kosovare nuk fliste për këtë çështje, pjesërisht për shkak të faktit se ne nuk dinin se si ta trajtonim këtë çështje. Kur gjykatat, ato ndërkombëtare dhe ato lokale, dështuan të sigurojnë drejtësi edhe pas pesëmbëdhjetë vitesh, unë u zotova se shteti të cilin e krijuam, për të cilin ato kishin vuajtur aq shumë, nuk do ti dëshpëronte ato përsëri.

E tmerruar nga vështirësitë ekonomike, përjashtimi shoqëror si dhe me viktimizimin e vazhdueshëm të mbijetuarave të përdhunimit, në vitin 2012, vendosa ti bashkohem kauzës së tyre. Fillova të ndërmarr kampanja në të mirë të tyre, dhe mbështesja vendosjen e statusit ligjor për to si viktima civile të luftës.

Paqja e jonë nuk do të ishte e plotë derisa ato nuk do të gjenin paqe.

Ndërtoja mbi dijen dhe ekspertizën e rrjeteve te ndryshme të grave të cilat ndihmuan të mbijetuarat e përdhunimit gjatë luftës. Vitin e kaluar unë themelova Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, për ta ven dosur këtë çështje në zyrën më të lartë në vend dhe në maje të agjendës sime. Ky Këshill përmban në vete entitete të ndryshme, nga ministritë , komisione parlamentare, deri te OJQ-të e grave, me qëllim që në mënyrë gjithëpërmbledhëse të merret me çështje legjislative dhe politikëbërëse.

Deri tani, kemi arritur të aprovojmë një ligj i cili u ofron atyre repracione, një nga pak ligje të këtij lloji në botë. Kemi krijuar dispozita dytësore ligjore për përmirësimin e statusit të të mbijetuarve. Kemi udhëhequr kampanja për ngritje të vetëdijes. Kemi mbledhur fonde për mundësi të ndryshme punësimi. Mbi të gjitha, u kemi dhënë zë të mbijetuarve dhe kemi rikthyer dinjitetin e tyre.

Dhe këtë vit, në ditën e çlirimit të Kosovës, më 12 qershor, instalacioni “Mendoj në ty” u bë thirrja e shoqërisë sonë për mbështetje të të mbijetuarave. Me iniciativën e artistes kosovare Alketa Xhafa dhe producent es nga Nju Jorku, Anna DI Lellio, dhe me mbështetjen e zyrës ime, pesë mijë fustane u vendosën në stadiumin futbollistik të Prishtinës për nder të mijëra të mbijetuarave të përdhunimit gjatë luftës.

Ato fustane ishin të njerëzve të Kosovës. Për një muaj, gra dhe burra nga mbarë vendi dhuruan fustane në emër të solidarizimit me të mbijetuarit. Shumë njerëz, dukë përfshirë edhe të mbijetuarit, i kanë dhuruar fustanet të cilat i kanë bartur për ngjarje të posaçme. Një fustan të veshur në dasmën e vëllaut.

Një deputete e parlamentit dhuroi fustanin e bartur ditën kur nënshkroi deklaratën e pavarësisë. Kishte poashtu edhe fustane të bartura në raste pikëllimi: një fustan martese e cila dështoi për shkak të përdhunimit.

Ato u ekspozuan në stadiumin futbollistik të kryeqytetit në mënyrë që të shfaqin peshën e kësaj forme të torturës dhe njohjes së faktit se turpi nuk qëndron mbi viktimat por mbi kryes it e këtij krimi të tmerrshëm. Ato poashtu e zbehën vijën ndarëse. Përdhunimi mund ti ndodhte secilës nga ne gjatë luftës.

Luftëtarët e dikurshëm, këngëtarë, anëtarë të parlamentit, ministra dhe mijëra qytetarë të zakonshëm u bashkuan që në mënyrë simbolike tu tregojnë atyre se ato nuk janë vetëm. Se ato do të përfshihen dhe nuk do te jenë më të vetmuara.

Zonja dhe Zotërinj:

Ka aq shumë shpresë për shoqëritë të cilat përfshijnë të gjithë. Dhe pa përfshirje të grave, posaçërisht atyre grave të harruara asnjë shoqëri nuk ka përfshirë secilin. Ne akoma duhet që të ndërtojmë atë lloj shteti të cilin ia premtuam para ardhësve tanë, kur si refugjatë me shpejtësi u kthyem nëpër shtëpitë tona.

Dhe si në çdo fillim, ka edhe ngecje. Tranzicionet janë të gjata. Por ka edhe shume shpresë- shpresë për ndryshim, shpresë për angazhim dhe ndikim, si dhe shpresë për tu bërë më të mirë. Ësh të po kjo shpresë e cila i ka ndihmuar Kosovës që të lëvizë përpara.

Ju faleminderit./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat