Kuçi: Do ta fuqizojmë pavarësinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve, por edhe diciplinimin e tyre

Kosova

Kuçi: Do ta fuqizojmë pavarësinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve, por edhe diciplinimin e tyre

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 17:30

Me ftesë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë të këtij vendi.

Ministri Kuçi ka takuar kreun e Zyrës për Hetim dhe Diciplinim të Gjyqësorit, Judy Anckron. Gjatë takimit është diskutuar për reformat e vazhdueshme në fuqizimin e prokurorisë dhe gjyqësorit, me theks të veçantë për procesin e avancimit të Zyrës së Prokurorit Diciplinor në Kosovë në funksion të ngritjes së llogaridhënies së gjyqtarëve dhe prokurorëve, njofton kumtesa nga Ministria e Drejtwsisw.

Ministri Kuçi gjithashtu është takuar me përfaqësues të lartë të autorietit qendror prokurorial të Mbretërisë së Bashkuar, Neil Moore dhe Duncan Moass. Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Prokurorin e Shtetit dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës ka fuqizuar më tutje pavarësinë e sistemit prokurorial, duke e përmbushur kështu edhe njërin prej kushteve për liberalizim të vizave. Ministri Kuçi ka diskutuar për nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes dy prokurorive, duke përfshirë edhe shkëmbimin dhe njohjen e ndërsjellë të provave, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ministri Kuçi po qëndron në Londër me ftesë të Ministrit të Drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor në Angli dhe Uells në Pallatin e Westminster. Samiti mbledh krerët e drejtësisë në botë, duke përfshirë këtu ministra të drejtësisë të Evropës dhe Botës, gjyqtarë të gjykatave ndërkombëtare, avokatë e kontribues të shquar të drejtësisë në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat