PSD: Bllokimi i Kuvendit nuk është në interes të qytetarëve

Kosova

PSD: Bllokimi i Kuvendit nuk është në interes të qytetarëve

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 16:19

Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD), bllokimin e Kuvendit të Kosovës nga opozita e ka vlerësuar si veprim jodemokratikqë nuk i avancon proceset e zhvillimit të demokracisë në institucionin më të lartë ligjdhënës të shtetit.

PSD thotë se është e vërtetë se shumica i përcakton politikat, por kjo shumicë sipas tyre, nuk është transparente as ndaj opozitës, as ndaj opinionit dhe se veprimet e tyre kanë prodhuar në mënyrë të skajshme dhe kanë reflektuar në sjelljet dhe veprimet e opozitës. Por kjo sipas PSD-së, nuk i arsyeton veprimet e tilla bllokuese të opozitës.

Ja komunikata e plotës e PSD-së:

Ngjarjet e fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ne Socialdemokratët e Kosovës veprimin bllokues të opozitëse vlerësojmë si jodemokratik dhe që nuk i avancon proceset e zhvillimit të demokracisë në institucionin më të lartë ligjëdhënës të shtetit. Është e vërtetë se shumica i përcakton politikat, por kjo shumicë nuk është transparente as ndaj opozitës, as ndaj opinionit dhe se veprimet e tyre kanë prodhuar në mënyrë të skajshme dhe kanë reflektuar në sjelljet dhe veprimet e opozitës. Por, kjo nuk i arsyeton veprimet e tilla bllokuese të opozitës, përkundër asaj se pozita në marrëveshjet e lidhura më 25 gusht 2015 në Bruksel nuk ka qenë transparente pë marrëveshjet e nënshkruara dhe opinioni nuk është në dijeni, edhe pse se nga pozita quhen “marrëveshje histrorike”.

Për neve reagimi i opozitës në seancat e fundit të Parlamentit të Republikës së Kosovës; siç është moslejimi i raportimit të Kryeministrit për t’i informuar deputet dhe opinionin lidhur me dialogun dhe marrëveshjet e nënshkruara me palën serbe në Bruksel ka qenë i pavend, bllokues dhe e ka penguar dialogun në Kuvend, i cili do t’i sqaronte dilemat se marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel a e rrënojnë sovranitetin e shtetit tonë dhe a janë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Bllokimi i Kuvendit nuk është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ngase i pengon shumë procese demokratike dhe në interes tà « qytetarëve, siç është liberalizimi i vizave, nënshkrimi i MSA-së dhe proceset tjera që avancojnë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Kryesia e Partisë Socialdemokrate të Kosovës konsideron se situata e krijuar kohëve të fundit në mes të pozitës dhe opozitës mund të tejkalohet vetëm me debatin në mes tyre, pa inate dhe me përgjegjësinë që e kanë nadj votuesve të vendit tonë. Nuk ka shoqëri të shëndoshë pa debat, në të cilin do të lindin ide dhe alternativa të reja për ta çaur vendin përpara. Për çështje të mëdha madhore për vendin, siç është dialogu me Serbinë,pozita dhe opozita duhet të arrijnë koncenzus të plotë dhe t’i caktojnë vijat e kuqe. Mungesa e bashkëpunimit krijon mosbesim ndaj institucioneve dhe huti në opinion, siç ka ndodhur me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes mbi demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Për mosfunksionimon efikas të Kuvendit të Republikës së Kosovëska kontribuar edhe mungesa e disa ligjeve bazike si Ligji për Deputetët (obligimet dhe përgjegjësitë), Ligji për Qeverinë e disa ligjeve të tjera fundamentale. Mungesa e tyre ka sjellë edhe veprime të paparanueshme, të papërgjegjëshme, si ato të institucioneve edhe ato të individëve. Shtrohet pyetja, pse këto ligje edhe shtatë vjet pas shpalljes së pavarësisë nuk janë aprovuar!/KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat