Rahoveci bëhet edhe më një bodrum vere

Kosova

Rahoveci bëhet edhe më një bodrum vere

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 16:51

Në kuadër të festës së vjeljes së rrushit, sot në Rahovec u hap edhe një bodrum i ri vere.

Ky bodrum ka kapacitet deri në 1 milion e gjysmë litra dhe është në pronësi të familjes Shehu nga Rahoveci.

Përkrahje financiare për ndërtimin e këtij bodrumi ka dhënë edhe Ministria e Bujqësisë, e cila ka ndarë rreth 200 mijë euro.

Pronari i këtij bodrumi, Selami Shehu u shpreh i kënaqur që pjesëmarrës në këtë hapje ishin edhe ministri Memli Krasniqi si dhe kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi. Ai njoftoi se bodrumi i tij ka kapacitet prej 1 milion e gjysmë litrash.

Shehu: Bodrumi ka kapacitet 1 milion e gjysmë litra

“Shumë faleminderit për pjesëmarrjen e ministrit, kryetarit të komunës dhe gjitha këto që janë bërë, janë bërë në një përkrahje nga Ministria e Bujqësisë së Kosovës edhe mjeteve vetanake…kapacitetin bodrumi e ka në punë realizim 1 milion e gjysmë litra”, tha Shehu.

Kryetari i komunës Idriz Vehapi tha se ky bodrum është mundësi shumë e mirë për vreshtarët për konkurrencë dhe cilësi.

Vehapi: Mundësi e mirë për konkurrencë dhe cilësi

“Ishte një rast i veçantë, që me rastin e festës së vjeljes së rrushit, të bëhet edhe inaugurimi i bodrumit ‘Kosovawine’ me pronar Selami Shehun. Një mundësi më shumë për vreshtarët e komunës së Rahovecit edhe për konkurrencshmëri edhe për cilësi. Besojmë që edhe në të ardhmen do të kemi ngjarje të tilla më shumë”, tha Vehapi.

Në hapjen e këtij bodrumi sigurisht se nuk mungoi as i pari i Ministrisë së Bujqësisë. Ministri Krasniqi tha se ky bodrum do rrisë konkurrencën dhe cilësinë, duke bërë që të ngriten edhe kapacitetet e përgjithshme të prodhimit, me të cilat mund të konkurrohet në tregjet evropiane.

Krasniqi: Të gat shëm për të konkurruar në tregjet evropiane

“Jam i nderuar që në një ditë të veçantë, kur fillojmë edhe sezonin e vjeljes së rrushit, patëm mundësinë që të përurojmë një investim shumë të rëndësishëm për sektorin e verëtarisë, bodrumin e ri ‘Kosovawine’, në pronësi të familjes Shehu, i cili ka rëndësi të shumanshme…krijon mundësi të reja për vreshtarët e zonës së Rahovecit por edhe më tej, për të sjellur prodhimin e tyre, rrushin e tyre në këtë bodrum…shton kapacitetet e Kosovës për prodhimin e verës, e cila është një nga potencialet e mëdha që Kosova ka në sektorin e bujqësisë…jemi duke e rritur konkurrencën, cilësinë dhe jemi duke arritur një nga objektivat, që është ngritja e kapaciteteve të përgjithshme të prodhimit por edhe cilësisë për të konkurruar me tregjet rajonale dhe evropiane”, tha Krasniqi.

Ministri Krasniqi po ash tu tha se Ministria e Bujqësisë do vazhdojë të përkrah bujqësinë, duke arritur që ta bëjë atë sektorin më fitimprurës në ekonominë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat