Gruaja Demokratike vendos kurora lulesh tek shtatorja e Nënës Terezë

Kosova

Gruaja Demokratike vendos kurora lulesh tek shtatorja e Nënës Terezë

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 15:07

“5 shtatori është data kur njerëzimi humb Nënën Terezë, por trashëgimia e saj na obligon që të gjithë të bëjmë më shumë për njerëzit në nevojë” deklaroi kryetarja e Gruas Demokratike të PDK-së, Justina Shiroka-Pula gjatë vendosjses së kurorave me lule në shtatoren e kësaj humanisteje shqiptare me përmasa botërore në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë.

Ansambleja e Kombeve të Bashkuara në vitin 2012, me anë të një rezolute shpalli 5 shtatorin, datën që ndërroi jetë humanistja shqiptare Nënë Tereza, si Ditë Ndërkombëtare të Bamirësisë, me qëllim që në këtë datë shtetet anëtare përmes aktiviteteve humane ta përkujtojnë dhe kultivojnë humanizmin.

Gruaja Demokratike e Partisë Demokratike të Kosovës, në muajin shtator ka ndërmarrë një varg aktivitetesh për ta shënuar këtë datë të rëndësishme botërore, por dhe veprimtarinë humane të bijës së këtij vendi, Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë.

Sot, një delegacion nga kryesia e GD-së vendosi kurora me lule tek shtatorja e humanistes në Prishtinë.

Kryetarja e kësaj strukture partiake Justina Shiroka-Pula e vlerësoi lartë kontributin e Nënës Terezë për njerëzimin duke thënë të jetë “Dhurata e këtij kombi për njerëzimin”. Në nderim të veprës së Nënës Terezë, ishin edhe anëtaret e kryesisë së GD-së Blerta Deliu-Kodra e Vjosa Sheholli dhe veprimtarja Sadete Musa-Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat