Serbisë integrim, Kosovës izolim

Kosova

Serbisë integrim, Kosovës izolim

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 08:49

Serbia ia ka parë më shumë “hairin” se Kosova dialogut që po zhvillohet në Bruksel, ndonëse në këtë proces kanë qenë të përfshira të dy palët. Komisioni Evropian i ka mundësuar Serbisë që pas një kohe të bllokimit të negociatave për anëtarësim, t’i hapë edhe kapitujt tjerë në këtë proces.

Ndërkohë, që Kosova ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje se kur do ta nënshkruajë Marrëveshjen për Stabilizim-Asocim me BE-në dhe as se kur do të mundë të hiqet regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Vetë ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, gjatë një interviste të premtent, është shprehur i habitur nga ngutësia e Komisionit Evropian për ta shpërblyer menjëherë Serbinë për “konstruktivitetin” e saj në dialog me Kosovën.

Ndërsa është shprehur i zhgënjyer që BE-ja po dështon ta dëshmojë me veprime konkrete se në këtë dialog është edhe një palë tjetër, pala e Kosoves.

“Unë jam i habitur nga ngutësia e Komisionit Evropian për ta shpërblyer Serbinë menjëherë për ‘konstruktivitetin’ e saj në dialogun me Kosovën", kishte thënë Çollaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat