Sot konfirmohet njohja e statusit të dëshmorëve të para luftës

Kosova

Sot konfirmohet njohja e statusit të dëshmorëve të para luftës

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 07:51

​Kryetari i Komisionit Qeveritar për Verifikim, Agim Çeku pritet që para familjarëve të dëshmorëve të kombit të konfirmojë se komisioni të cilin e kryeson do t’ua njehë statusin e dëshmorëve të kombit edhe atyre të rënëve të para luftës çlirimtare.

Kështu thuhet në një njoftim të Komisionit të Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, të cilët sot në ora 14:00 kanë organizuar një tubim me familjarë të heronjve dhe dëshmorëve të kombit të paraluftës çlirimtare, të rënë në forma të ndryshme kundër okupatorit serb për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Në këtë tubim janë të ftuar edhe veprimtarë të ndryshëm kombëtar,ë si dhe mysafirë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat