Mustafa: Vetëvendosja punon si SHIK-u

Kosova

Mustafa: Vetëvendosja punon si SHIK-u

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 22:27

Kryeministri Isa Mustafa thotë se Lëvizja Vetëvendosje është një farë SHIK’u dhe se i vjen keq, që Kosova ka një parti të tillë, me logjikë kriminale.

Isa Mustafa ka folur edhe një herë për Vetëvendosjen, duke u shprehur se kjo Lëvizje punon si SHIK-u.

“Jam mësu me këta të Vetëvendosjes sepse këta punojnë si SHIK në veti, si Agjencion n’veti dhe konstruktojnë gjëra të tilla”, tha ai, duke folur për familjen dhe akuzat ndaj djemve të tij.

Tha se do të ishte mirë që VV të mos kishte më shumë forcë, sepse edhe pse udhëheqin me Prishtinën nuk kanë punuar asgjë.

“Fati më i keq do të ishte që ata të kishin më shumë forcë, ata e morën Prishtinën”, tha Mustafa për RTV21.

Sipas tij, nga VV nuk pritet asgjë e mirë.

“S’mund të presim asgjë kur një parti ka logjikë të policëve, logjikë të shërbimeve kriminale, logjikë të agjencioneve të fshehta, logjikë që vetëm duhet me burgosë dhe me masakru, atëherë çka pret më mirë prej saj. Më vjen shumë keq që kemi një subjekt të tillë”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat