Policia e Kosovës distancohet nga sjelljet e togerit Behrami! (Video)

Kosova

Policia e Kosovës distancohet nga sjelljet e togerit Behrami! (Video)

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 21:52

Policia e Kosovës, përmes një kumtese për shtyp, thotë se distancohet nga sjelljet e togerit të Policisë së Kosovës, Qamil Behrami, duke kërkuar falje ndaj të gjithë gazetarëve dhe mediumeve që janë ndier të fyer nga deklaratat e tij.

“Ne ndër vite kemi pasur bashkëpunim të jashtëzakonshëm me të gjithë gazetarët në procese të ndryshme dhe vlerësojmë lartë punën dhe kontributin e tyre në prezantimin dhe promovimin e punës dhe rezultateve objektive policore për opinionin e gjerë”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe, Behrami sot ka reaguar ndaj gazetarëve të Kosovapressit, që ndiqnin një aktivitet të Lëvizjes Vetëvendosje.

“A se po fotografoni diçka që po e zbuloni Amerikën. Hajt shkoni... Jeni bërë si fëmijët. Gazetarë mo, me qenë të mençur...”, ka thënë Behrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat