Isa Mustafa i thotë lamtumirë Facebook-ut!

Kosova

Isa Mustafa i thotë lamtumirë Facebook-ut!

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 20:02

Pasi u kritikua shpesh për gjuhën e ashpër të përdorur në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po e shqyrton mundësinë e mbylljes së llogarisë së tij në këtë rrjet social.

“Ma kanë shtruar edhe disa miq të mi. Është një çështje për të cilën duhet të mendohet. Në politikë gjithmonë duhet të mendohet në mbrëmje e të nesërmen të jepen qëndrimet. Emocioneve duhet t’ju japësh kohë që të flenë, të pushojnë dhe që të mos jepet përgjigja në hapin e parë, meqë ka mundësi që të jepet edhe në hapin e dytë e përmes mënyrave të tjera”, tha Mustafa për RTV21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat