Hapet ETC edhe në Suharekë

Kosova

Hapet ETC edhe në Suharekë

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 18:55

Tashmë shtetit të Kosovës iu shtua edhe një qendër tregtare e rrjetit të marketeve ETC. Kjo qendër u hap sot në qytetin e Suharekës. Kjo degë e njëzeta me radhë, ka të punësuar një staf prej 80 punëtorësh, i cili pritet të rritet në vazhdimësi.

Në këtë qendër tregtare, qytetarët do të kenë mundësi të furnizohen me artikuj të ndryshëm, si ato vendore, po ashtu edhe të huaja.

Investimi në këtë qendër, ka qenë vazhdimësi e pikave të kaluara të ETC-së, e cila ka kushtuar rreth 4 milionë euro.

Pronari i grupit Elkos, Ramiz Kelmendi, tha se kjo ETC ofron asortiment të bollshëm dhe çmime të volitshme për të gjithë qytetarët e Suharekës. Ai po ashtu tha se grupi Elkos po planifikon investimin e 50 milionë eurove dhe qarkullim prej 1 miliardë eurosh.

Ky është objekti i njëzet në Kosovë i ETC-së, që do të punësojë rreth 80 vetë në fazën e parë. Investimi në këtë objekt e kalon shumën e 4 milionë eurove, është objekt që ofron asortiment të bollshëm dhe çmime të volitshme…qytetarët e Suharekës meritojnë shërbim kualitativ dhe të shpejtë, prandaj ju keni mundësi të kryeni këtë punë me zell dhe me vullnet…grupi Elkos do jetë në shërbim të prodhimeve tuaja jo vetëm në Kosovë por çdo kund. Ne po i tregojmë botës se edhe kompanitë kosovare, si prodhuese e tregtare janë të afta të përballen me sfida të shumta që paraqiten në rrugëtim…po planifikohet të investohet mbi 50 milion euro dhe grupi Elkos do arrijë qarkullimin e një miliard eurosh në vitet në vijim shumë shpejtë”, tha Kelmendi.

E, nënkryetari i komunës së Suharekës , Rexhep Kuçi, u shpreh i kënaqur që ETC më në fund “gjeti” edhe qytetin e Suharekës.

“Me rastin e hapjes së qendrës së 20 tregtare në qytetin tonë, juve që do të jeni klientë të përditshà «m të kësaj qendre ju dëshirojmë shërbime sa më të mira, me çmime më të volitshme…zhvillimi ekonomik tani në Kosovë dhe biznesi duhen të dallojnë nga zhvillimi I ish sistemit të kaluar për të cilin, ju dhe prindërit e juaj janë angazhuar që të largohet ajo mënyrë e qeverisjes së ekonomisë në Kosovë”, tha Kuçi.

Për ta përshëndetur hapjen e ETC-së në Suharekë ishte edhe kryetari i Aleancës së Bizneseve, Agim Shahini. Ai me këtë rast tha se qytetarët tashmë e kanë një vend të sigurt për furnizim me produkte vendore. Ai shtoi se investimi në këtë objekt tregon gatishmërinë për hapje të derës së investitorëve.

“Që nga dita e sotme ju e keni një vend për furnizim të sigurt të produkteve vendore, për furnizim të produkteve të ndryshme. Përkundër politikave tà « vazhdueshme, që Qeveria e Kosovës nuk po i përpilon me harmonizim me kërkesat e prodhuesve vendorë, në bizneset e saj, njerëzit e suksesshëm si ju zoti Kelmendi, po ecin, po lëvizin, po investojnë. Investimi në këtë objekt tregon gatishmërinë e institucioneve lokale për të hap derën për investitorë tjerë...ne si aleancë e biznesit, por edhe në emër të dhomës tregtare të tregtisë, e inkurajojmë shtetin kosovar dhe shqiptar që sa më shumë të krijojnë politika dhe hapësirë për njerëz të suksesshëm të vendit të vet”, tha Shahini.

ETC ditë më parë hapi qendrën e saj edhe në qytetin e Gostivarit. Në atë qendër tashmë janë të punësuar rreth 100 punëtorë, ndërsa pritet që numri të rritet ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat