​Ende nuk dihet a do të ketë nesër protestë

Kosova

​Ende nuk dihet a do të ketë nesër protestë

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 18:14

Ende nuk dihet asgjë nëse nesër do të ketë ose jo protestë e cila javën që shkoi ishte paralajmëruar nëpër rrjetet sociale.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci ka thënë se ata deri më tani nuk kanë marrë ndonjë njoftim për ndonjë protestë. Thirrja për protestë ishte bërë në rrjetin social Facebook ku u bëhej thirrje subjekteve opozitare, shoqërisë civile dhe mediave që të bashkohen në protestën e së shtunës me fillim në orën 14.

Megjithatë dje është larguar nga Facebook-u thirrja e cila ishte bashkangjitur bashkë me një fotografi.

KosovaPress ka kontaktuar disa nga emrat e përmendur në këtë thirrje publike si nga ana e partive opozitare, shoqërisë civile dhe mediave por ata kanë thënë se nuk do të dalin në një protestë të cilës nuk i dihet organizatori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat