​Breedlove: Situata në Kosovë, e qetë dhe e sigurt

Kosova

​Breedlove: Situata në Kosovë, e qetë dhe e sigurt

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 17:57

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë gjenerali Philip Breedlove tha sot se situata në Kosovë vazhdon të jetë e qetë dhe e sigurt, për çka KFOR-i ka dhënë një kontribut të madh në sigurimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt.

Megjithatë, ai nuk dha ndonjë kohë të caktuar se kur mund të largohet KFOR-i nga Kosova, duke thënë se forcat e NATO-së do të jenë në Kosovë derisa të jetë e nevojshme.

Gjenerali amerikan gjatë vizitës në Kosovë tha se është kënaqësi t’i shohë pjesëtarët e KFOR-it dhe t’i falënderojë ata për punën e shkëlqyeshme që bëjnë për ta ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

Megjithatë, gjenerali Breedlove, nuk ka dhënë ndonjë afat se kur do të largohen trupat e NATO-së nga Kosova. Ai tha se për këtë do të vlerësojnë kushtet në teren dhe çfarë përparimi është arritur në diskutimin politik.

“Është inkurajuese të shoh se si ky mision po kontribuon në stabilitetin e situatës së sigurisë dhe se si kjo ofron ko hë dhe iu paraprinë proceseve të mira diplomatike. Ka ende punë për të bërë dhe ne do të rrimë këtu në misionin tonë. Me kalimin e kohës dhe me përmirësimin e Kosovës edhe KFOR-i do të mbetet këtu që jap kontributin e saj në stabilitet. Ne do të mbetemi të hapur ta kryejmë misionin tonë për sado gjatë që është e nevojshme”, tha Breedlove.

Ndërsa, i pyetur për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës dhe kërkesës së serbëve për një batalion të serbëve brenda FAK-ut, gjenerali Breedlove nuk ka dashur të flasë, duke ia lënë komandantit të KFOR-it gjeneralit Guglielmo Luigi Miglieta. Miglieta tha se shndërrimi i FSK-së në FAK është çështje politike.

“Sa i përket transformimit të FSK-së në FAK, siç e dini nuk është më një çështje e KF OR-it, por është një çështje politike. Prandaj, nuk është në mandatin tonë që të mbështesim, por për këtë ne duhet ta ndërrojmë mandatin tonë, për shkak se tani ne mbështesim vetëm FSK-në”, theksoi Miglieta.

Gjenerali amerikan Philip Breedlove, nuk është përgjigjur nëse KFOR-i i cili ka qenë përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, ka përgjegjësi edhe për vrasjet e pasluftës, të cilat do të jenë objekt hetimi edhe nga Gjykata Speciale.

“Çka mendoj unë me atë se për çfarë është KFOR-i është se, KFOR-i ka ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për Kosovën si dhe për Beogradin dhe Prishtinën që te ndjekin rrugën e tyre paqësore përpara, kjo është për çka është KFOR-i përgjegjës tani për tani”, shtoi ai.

Ndërsa,va lën e madhe të refugjatëve sirianë që ia kanë mësyrë vendeve të Evropës, gjenerali Breedlove tha se është një sfidë përpara vendeve të NATO-së, por edhe atyre që janë partnere të aleancës veri atlantike, ndonëse nuk ka folur në emër të të gjitha vendeve të NATO-së.

“Nuk mendoj se mund të flas për 28 vendet anëtare të NATO-s, por mund t’iu siguroj që NATO është shumë e shqetësuar me atë se çfarë po sheh. Shumë prej vendeve tona janë të prekura nga kjo, sikurse edhe vendet që nuk janë anëtare, sikur vendet partnere të NATO-së, të gjitha janë të prekura prej kësaj krize. Jemi duke shikuar se çfarë janë duke bërë vendet e ndryshme brenda kufijve, se si BE-ja ka filluar t’i adresohet kësaj çështje dhe deri në këtë pikë forcat tona nuk kanë ndonjë mision të caktuar lidhur me kë të çështje. Ne e shohim edhe sikur ju sfidë përpara neve”, tha Breedlove.

Gjenerali amerikan është pyetur edhe për rrezikun e ekstremizmit, për të cilin tha se NATO do të jetë sy hapur nga çfarëdo ndikimi që vjen qoftë nga islami radikal apo jo islami, e që sjell dhunë në këto vende.

Gjenerali Breedlove gjatë vizitës në Kosovë ka vizituar shtabin e përgjithshëm të KFOR-it në kampin Film City, e po ashtu është takuar edhe me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe me përfaqësues të BE-së, UNMIK-ut, OSBE-së dhe FMN-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat