Dellawie: Amerika ka qenë, është dhe do te jetë me Kosovën

Kosova

Dellawie: Amerika ka qenë, është dhe do te jetë me Kosovën

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 17:23

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, i cili ka filluar detyrën prej dy javësh, deklaroi në një intervistë eskluzive për RTK, se interesi amerikan në Kosovë ka qenë, është dhe do të mbetet shumë i larte

Promovimi i zhvillimit ekonomik, forcimi I sundimit të ligjit dhe promovimi I sigurisë rajonale, sipas tij, janë tre prioritetet e SHBA në Kosovë.

` Zhvillimi ekonomik dhe sundimi I ligjit shkojnë ngushtë njëra me tjetrën. Nuk mund të ketë investime pa sundim të ligjit”, tha ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Gregory Dellawie. Ai ka folur për marrëveshjet me Serbinë, ku ka pagëzuar qeverinë e Kosovës për arritjen e tyre, zhvillimin e përgjithshëm të demokracisë etj etj.

` Interesi jon është të promovojmë një Evropë të plotë dhe tregimi i Kosovës e plotëson këtë. Vetëm javën e fundit kemi pasë tre delagacione për një muaj e gjysmë. SHBA janë këtu edhe përmes KFOR. Jemi dukë ndërtuar një ambasaë e re, që tregon përkushtimin tonë. Jemi të kujdesëshëm shumë. Prej ditës së pare jemi me Kosovën”, tha ambasdori amerikan Gregory Dellawie, duke treguar per interesin amerikan ne Kosove. Intervisten e plote ndiqeni pas lajmeve te ores 19:30 ne RTK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat