AGK dënon sjelljen e togerit Qamil Behrami

Kosova

AGK dënon sjelljen e togerit Qamil Behrami

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 17:22

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon sjelljen e togerit të policisë së Kosovës ndaj gazetarëve të cilët ishin duke e mbuluar një aktivitet publik në Prishtinë.

Polici Qamil Behrami, të premten, ka ofenduar, nënçmuar dhe penguar gazetarët gjatë kryerjes së punës së tyre.

AGK konsideron se ofendimet e tilla janë të papranueshme dhe nuk përkojnë me rregullat demokratike të sjelljes së policisë në një shtet që aspiron Bashkimin Evropian.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga policia që të distancohet nga ky ofendim publik përderisa nga Inspektorati i Policisë së Kosovës ta trajtojë seriozisht këtë rast dhe në pajtim me rregullat dhe standardet profesionale të merr masa disiplinore, në mënyrë që aktet e tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

AGK pret nga zyrtarët policorë të sillen konform kodit etik dhe profesional, të tregojnë respekt për punën e tjetrit por edhe të angazhohen për krijimin e kushteve për raportim të lirë të gazetarëve.

Ky nuk është rasti i parë kur gazetarët janë penguar në punën e ty re dhe janë përballur me kërcënime madje edhe sulme fizike nga zyrtarë policorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat