Pas 'Trepçës' Haradinaj vizitoi KEK-un

Kosova

Pas 'Trepçës' Haradinaj vizitoi KEK-un

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 15:32

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot gjatë një vizite në KEK, situatën enegjitike në Kosovë, e ka cilësuar të paperspektivë.

Ai ka thënë se Kosova me rezervat më të mëdha të qymyrit në Evropë, po shndërrohet në problem energjetik të rajonit.

Ajo sot ka mungesë për të paktën 500 megavatë orë energji elektrike dhe situata e paperspektivë në sistemin energjetik të Kosovës, kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit.

“Nuk mund të shtyhet për as edhe një ditë rigjenerimin e kapaciteteve egzistuese, e as krijimi i kapaciteteve të reja. Komoditeti për të mos ndërhyrë në sistemin energjetik të vendit, do ta rrezikojë skajshmërisht edhe ekonominë edhe konsumatorin. Sistemi energjetik i Kosovës duhet t’i hapë dyert për investitorë të mundshëm të vendit dhe të huaj, sepse politikat e gabuara në këtë fushë, e kanë shndërruar Kosovën, nga një prodhues potencial, në një problem rajonal energjetik”, ka thënë Haradinaj.

Ramush Haradinaj, në bisedë me menaxhmentin e KEK-ut, tha se dështimet në të gjitha hallkat e sistemit energjetik në Kosovë, duke përfshirë edhe këto të fundit me ndarjen e “hises energjetike” me operatorë të tjerë, nuk mund ta shndërrojnë konsumatorin kosovar në të “dënuar” ose në viktimë, që gjithmonë, me xhepin e tij, t’i paguaj dështimet, dallaveret e hajnitë… që nga adresa të ndryshme ndodhin në këtë sistem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat