Hyseni: Policia e Kosovës më e përgatitura në Ballkanin Perëndimor

Kosova

Hyseni: Policia e Kosovës më e përgatitura në Ballkanin Perëndimor

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 13:14

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni me rastin e shënimit të 16-të vjetorit të krijimit të Policisë së Kosovës ka thënë se ky mekanizëm i sigurisë është më së miri i trajnuar në Ballkanin Perëndimor.
Hyseni ka theksuar më tej se kanë për qëllim që edhe Kosova të zë vend në sigurinë ndërkombëtare kështu duke u bërë pjesë e Interpolit dhe Europolit.

Ndërsa, drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni në këtë përvjetor i kujtoi policët e rënë në detyrë, njofton Klan Kosova.

Pos kësaj, gjatë këtij aktiviteti, iu ndan mirënjohje, medalje dhe certifikata, 67 pjesëtarëve të policisë për trimërinë dhe guximin e treguar në detyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat