Jahjaga pro reformave në UP, përkrah rektorin Zejnullahu

Kosova

Jahjaga pro reformave në UP, përkrah rektorin Zejnullahu

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 13:09

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu nga i cili u njoftua për procesin e reformave të ndërmarra në këtë institucion të lartë arsimor dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik.

Presidentja Jahjaga përgëzoi rektorin Zejnullahu dhe shprehu përkrahjen e saj për dinamikën e reformave për të ngritur cilësinë në Universitetin e Prishtinës dhe për qasjen parimore që synon përmirësimin e gjendjes kadrovike në këtë institucion dhe ruajtjen e autonomisë së tij.

Presidentja Jahjaga theksoi se Universiteti i Prishtinës duhet të jetë shtylla kryesore e rigjenerimit të vlerave të shoqërisë tonë, që siguron ndërtimin e vazhdueshëm të kapacitetit profesional dhe që garanton përmirësimin dhe rimëkëmbjen e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat