Anëtarësimi në Europol dhe Interpol, sfidë për policinë

Kosova

Anëtarësimi në Europol dhe Interpol, sfidë për policinë

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 12:05

(E plotësuar)Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni me rastin e shënimit të 16-të vjetorit të krijimit të Policisë së Kosovës ka thënë se ky mekanizëm i sigurisë është më së miri i trajnuar në Ballkanin Perëndimor.
Hyseni ka theksuar më tej se kanë për qëllim që edhe Kosova të zë vend në sigurinë ndërkombëtare kështu duke u bërë pjesë e Interpolit dhe Europolit.

Ndërsa, drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni në këtë përvjetor i kujtoi policët e rënë në detyrë, njofton Klan Kosova.

Pos kësaj, gjatë këtij aktiviteti, iu ndan mirënjohje, medalje dhe certifikata, 67 pjesëtarëve të policisë për trimërinë dhe guximin e treguar në detyrë.

***

Në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e shënimit të themelimit të Policisë së Kosovës, u tha se ky institucion vazhdon të mbetet më i besueshëm nga ana e qytetarëve të Kosovës dhe institucion që dita-ditës po dëshmon për profesionalizimin e tij si njëra më policitë më të suksesshme në rajon.

Kryeministri i vendit Isa Mustafa tha se Policia e Kosovës vazhdimisht po dëshmohet profesionale dhe në mbrojte të qytetarëve dhe ofrimin e sigurisë për ta.

Skender Hyseni ,ministër i punëve të Brendshme, tha se për institucionet e Kosovës mbetet prioritet anëtarësimi i Policsë në mekanizmat ndërkombëtar Europol dhe Interpol.

E nikoqiri i këtij manifestimi, drejtorii përgjithshëm i policisë, Shpend Maxhuni, përveç që i përgëzoi policët për këtë ditë tha se në data të tilla është e pamenduar të mos kujtohen policët e rënë në detyrë.

Ai tha se janë rënë 17 policë në kryerje të detyrës. Në këtë ceremoni u ndanë mirënjohje dhe medalje për policët të cilët u avancuar në karrierë.






Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat