VV-Policisë: Mos i qëndroni besnik Isës se ka Besnikun që i jep tendera

Kosova

VV-Policisë: Mos i qëndroni besnik Isës se ka Besnikun që i jep tendera

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 11:20

(E plotësuar) Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë përfunduar aktivitetin meqë kryeministri Isa Mustafa ka dal nga hyrja tjetër.

Pas përfundimit të ceremonisë së Policisë së Kosovës, këta të fundit kanë hapur një rrugë të vogël për t’i mundësuar kalimin e të pranishmëve në këtë ceremoni. Megjithatë, andej nuk kaloi kryeministri Mustafa.

Aktivistët e VV-së e quajtën frikacak kryeministrin Mustafa duke mos guxuar të përballet me ta.





Aktivistë të Vetëvendosjes kanë vendosur një pankartë me mbishkrimin "Mos i qëndroni Besnik Isës, se ka Besnikun e vet që i jep tendera.

Aktivistët po i bëjnë thirrje policisë që të mos e mbrojnë Isa Mustafën sepse ai po i jep tendera djalit të vet sa gjashtë paga të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat