Arrestohet një person që dyshohet se helmoi ujin në Veri

Kosova

Arrestohet një person që dyshohet se helmoi ujin në Veri

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 09:08

Mitrovica e Veriut dhe Zveçani kanë ngelur pa ujë të pijes për shkak të dyshimet se uji ishte i papastër.

Drejtori i Ujësjellësit për për këtë zonë të Kosovës, Miodrag Raliq i ka thënë agjencisë së lajmeve Tanjug se furnizimi me ujë për Mitrovicën e Veriut dhe Zvecanin është ndërprerë nën dyshimin për kontaminim të ujit.

Raliç ka thënë se furnizimi i këtyre dy komunave në veri të Kosovës me ujë do t’i kthehet normalitetit pasi ekipet e Institutit të Shëndetit Publik në Mitrovicë të kenë bërë analizat e nevojshme të ujit.

Komandanti rajonal i Policisë së Kosovës, Zeljko Bojiq i ka thënë Tanjugut se një person nga Zubin Potoku është arrestuar sepse dyshohet të ketë derdhur një sasi të caktuar të kimikateve në lumin Ibër.

Bojiq tha se banorët e Zubin Potokut, rreth 1830 kanë vërejtur një erë të pakëndshme gjatë konsumimit të ujit, dhe rastin e kanë raportuar në polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat