Jahjaga sfidon Thaçin

Kosova

Jahjaga sfidon Thaçin

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 08:43

Atifete Jahjaga mund të marrë edhe një mandat tjetër të kryesimit të Presidencës së Republikës së Kosovës.
Pavarësisht se kanë mbetur edhe gjashtë muaj nga koha kur Kosova duhet ta zgjedhë presidentin e ri të shtetit, merret vesh se tek faktori ndërkombëtar ekziston disponim i mirë që Atifete Jahjagës t’i besohet edhe një mandat tjetër.

“Atifete Jahjaga vazhdon të ketë një mbështetje të fuqishme të ndërkombëtarëve. Ata janë të interesuar që Jahjaga të qëndrojë edhe për një mandat tjetër në krye të shtetit”.

Sipas tyre, Jahjaga ka përfaqësuar pozitivisht Kosovën ndërkombëtarisht, është pritur nga instanca me nderimet më të larta.

“Pritjet që i janë bërë presidentes së Kosovës kohëve të fundit, e posaçërisht nga mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, e cila përveç kancelares Merkel personalisht nuk ka takuar asnjë president të Evropës, tregon qartë për imazhin e saj jashtë vendit”

Kur Kosova do të ballafaqohet me gjykatës specialë, akuza dhe ballina të medieve të huaja me fokus krimet potenciale të luftës, Jahjaga është zgjidhja më e mirë e një imazhi me të kaluar të pastër dhe pa skandale për Kosovën.

Ndërkaq, zyrtarisht nga Presidenca është dhënë vetëm data kur asaj i skadon mandati. Arbër Vllahiu, këshilltar dhe zëdhënës i presidentes, ka thënë shkurt se “mandati i presidentes Jahjaga përfundon në prill të vitit 2016”. Nuk dihet nëse deri më tash Jahjaga ka marrë ndonjë sinjal nga ndërkombëtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat