HAPU prej 6 deri 12 shtator në Prishtinë

Kosova

HAPU prej 6 deri 12 shtator në Prishtinë

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 08:03

​Festivali i Artit në Hapësirë Publike fillon në Prishtinë nga 6 shtator, ku për gjashtë ditë radhazi do të synohet që të hapet një dimension tjetër i hapësirës publike duke prezantuar punë artistike kualitative për publikun.

HAPU si Festival po hapet këtë vit. Si iniciativë dhe ide është tashmë 6 vjet e vjetër, atëherë kur Teatri ODA hyri në partneritet me 17 organizata tjera të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në kuadër të rrjetit IN SITU.

Tash e 6 vite janë ndërmarrë projekte artistike të dedikuara për hapësirë publike që janë zhvilluar në partneritet brenda rrjetit, duke pasur artistë evropianë në rezidencë në Teatrin ODA në Prishtinë, si dhe duke prezantuar e promovuar artistët e Kosovës në rrjetin IN SITU dhe festivalet, anëtare të rrjetit.

“Në IN SITU kemi arritur që vitin e kaluar të përzgjidhemi nga "Creative Europe", programi kulturor i BE-së, si platformë përfaqësuese e Artit në Hapësirë Publike në nivelin evropian. Me HAPU që si emër që konsiston prej dy shkronjave të para të Hapësirë dhe Publike po synojmë që të hapim një dimension tjetër të Hapësirës Publike duke prezantuar punë artistike kualitative për publikun. Arti në hapësirë publike nuk është i zhvilluar në Kosovë por as në rajonin e Ballkanit dhe në nivelin e punës kualitative dhe të shumëllojshme në qasje është pothuajse jo ekzistent. Ne po prezantojmë punë artistike që stimulojnë në masë të madhe mënyrat dhe qasjet e reja në hapësirë publike duke demonstruar mënyrat e mundshme kreative të ndërveprimit të artit me hapësirën publike, gjegjësisht hapësirën e përbashkët shoqërore të qytetarëve. Duke ofruar punë artistike ndërkombëtare dhe punë artistike inovative nga artistët vendorë, të njëjtën kohë HAPU është edhe thirrje për një hapje në kuptimin e zgjerimit të mundësive për të trajtuar hapësirën e përbashkët shoqërore përmes punës artistike.”, thuhet në një njoftim të Teatrin ODA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat