"Humanizmi" i Jahjagës për sirianët, hipokrizi dhe aventurë

Kosova

"Humanizmi" i Jahjagës për sirianët, hipokrizi dhe aventurë

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 07:11

Analistët për “humanizmin” e Jahjagës ndaj refugjatëve sirianë: Aventurë dhe hipokrizi!

Analistët Halil Matoshi dhe Fadil Lepaja, janë shprehur kundër “gatishmërisë” së presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për të strehuar në Kosovë refugjatët nga Siria, për faktin se Kosova është vet në krizë që mezi e mban veten. Matoshi idenë e saj e quan hipokrizi, ndërsa Lepaja aventurë.

“"Humanizmi" i zyrtareve të Kosovës me refugjatet asht vetem trend dhe ne thelb hipokrizi!
Atifete Jahjaga asht ne lajthitje te thelle. Dhe duhet ta kfjell ndoksuh normal qe njihet dhe flet me te si ne nje mike e jo si me nje autoritet zyrtar, qe kosovaret ne komunikim me ta jane te shumten hipokrit ose thjeshte opurtun.

Pranon refugjate vendi ku nuk ka liri levizjeje as shprehjeje.
I marrim 3000 siriane tha Presidentja e vendit qe vet po zhytet ne kaos!

Ku gazetaret rrahen e kercenohen me vdekje e me djegie, ku qytetari vetem kqyr seri si hut e s'di ku me u ankue per fatkeqesite e tina, ku policite sekrete (falangat dhe formacionet paraushtarake) vendosin per politikat finansat dhe pronen publike. Ku drejtesia asht selektive.

E spitalet shtetrore jane ma pak te organizueme e te furnizueme se te partizanve gjate Luftes se Dyte Botnore. Ne shtetin e kapur.

Kjo asht hipokrizi per ma shume frikesuese. Me kete e sheh se deri ku arrin marrezia e ni klase politike...

BE-ja e njeh te drejten e refugjatit dhe Europa do ta bart serish kete barre, por cfar do dhe kush po ia kerkon Kosoves kete barre qe nuk e perballon dot, sepse ne shtetin qe e drejton Jahjaga & Co femije te vegjel si ai nga pamja qe tronditi boten, i hajne qente!

Dhe askush nuk jep llogari...

Sirianet e shkrete kane nevoje per siguri, pune e mireqenie, (sepse jane teper liberal qe t'i pramojne Emiratet Arabe she Sauditet sunni dhe jane teper islamiste qe t'i pranoje Perendimi) po ata nuk kane nevoje per lemoshen e ni vendi paradiktatorial dhe ku ka kufizim lirishe e te drejtash dhe mbi te gjitha ku nuk ka mjaft buk as uje e leje ma drita!

Ni lot i ni thmie peshon sa ni tragjedi botnore e vdekja e tina mizore asht vdekje e botes ne menyren ma mizore...

Por per keto rregulla etike nuk kane te drejte te flasin lideret e Kosoves. STOP!” (sic.), ka shkruar Matoshi në profilin e tij në Facebook.

Ndërkaq, Lepaja, në Facebook shkruan: “QEVERIA E KOSOVES NUK DUHET TE HYJE NE AVANTURA TE HAPJES SE KAMPEVE TE CILAT NUK MUND TE I MBAJ, E AS TE KONTROLLOJE VALEN E REFUGJATEVE QE MUND TE PASOJE.

Qeveria dhe shteti i Kosoves nuk kane kapacitete te perballen me valen e refugjateve te vetme. Ideja e hapjes se dyerve per refugjatet ne emer te ndonje solidariteti religjioz eshte gracke e rende per kete vend i cili nuk ka levizje te lire me BE dhe per pasoje perpos se do te jete vendi i vetem i izoluar ne Ballkan, do te jete i mbushur edhe me refugjate te cilet as do i lene te shkojne drejt Evropes e as te kthehen prapa ne vendet e veta.

Do te ishte papergjegjesi e qeverise te hyj ne avantura te tilla , pa qene pjese e nje marveshjeje dhe koalicioni me te gjere me BE.

Bashkesia Evropiane eshte e vetedijshme qe kolonat e pafund te refugjateve u nisen nga Libia, Turqia, apo Siria nen organizimin e strukturave te njejta qofte ideologjike, qofte te nentokes, qe e organizuan edhe egzodin kosovar te dimrit te kaluar kur u traumatizuam te gjithe me autobuset e pafunnd qe niseshin nga stacionet tona, si dhe me viktimat e kalimeve ilegale te kufinjeve.

Madje as BE nuk ak kapacitete te strehoje te gjithe te rrezikuarit dhe te varferit e kesaj bote, apo te gjithe qe duan te ikun nga qeverite e vendeve te veta, por ajo e trimeron luften per demokratizim dhe zhvillim neper vendet prej nga vijne refugjatet.

Krahasimi i egzodit sirian, libian apo arab ne pergjithesi, me ate kosovar ka shume difekte dhe paqrtesi: Kosovaret po i perzinte nga shtepite e tyre shteti serb, me ushtri, polici dhe paramilitare dhe kosovaret , pjesa me e madhe e tyre u strehuan neper kampe ne Shqiperi dhe Maqedoni duke ndjekur linjen e solidaritetit te pritur nga bashkombasit, dhe me vone te kontinentit te cilin e njeh si te vetin, te ciliit i perket si civilizim dhe kulture. Pastaj materialisht u ndihmuan me te madhe nga shqipetaret anembane botes, perfshi edhe dyerte e hapura hapekrah te shqipetareve ne Maqedoni dhe sidomos ne Shqiperi.

Nje pjese e kosovareve u moren per strehim nga shtete te ndryshme te botes, kryesisht perendimore nderkaq ishte publik premtimi se njerezit do te kethehen te sigurte ne vendlindjen e vet cka edhe u realizue, perpos atyre qe deshen te qendrojne ne vendet perendimore.

Viktimat civile , femijeet sidomos jane te dhimbshme , pavaresisht nga perkatesia etnike apo religjioze, por kjo vale e pafund dhe e dhimbshme e refugjateve paraqet kercnim serioz per stabilitetin dhe mireqenien e Evropes cfare e njohim ne, prandaj ne vend te presionit qe te pranohen refugjatet, duhet bere angazhim qe NATO dhe fuqite e tjera ne koalicion te nderhyjne ushtarakisht dhe te vendosin paqen ne keto vende, si dhe te kethejne lumin e refugjateve ne vende te veta, sikurse qe vepruan ne Kosove, duke ngritur ne kembe institucione te qendrueshme qe dalin nga vota e qytetarve”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat