Ferati: Fondet që i garantohen Mitrovicës Veriore, vetëm sa e thellojnë ndasinë (Video)

Kosova

Ferati: Fondet që i garantohen Mitrovicës Veriore, vetëm sa e thellojnë ndasinë (Video)

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 22:01

I ftuar në emisionin Rrokum Rroll të Televizionit Rrokum, Sadri Ferati foli lidhur me Asociacionin, koalicionin LDK-AKR në Mitrovicë, dhe heqjen e barrikadave në veri.

Ferati tha se Ura e Ibrit ishte loje e politikes ekstreme. Ai tha se është tepruar me punën e Ibrit, sepse ka pas lëvizje, por nuk ka pasur siguri dhe heqja e barrikadave nuk do të sjellë siguri për shqiptarët.
Kjo lojë e Qeverisë ka me zgjatë me vite të tëra, po në forma të tjera.

Në bisedë me moderatorin Fidan Jupolli, Sadri Ferati foli edhe për dyshimet e prishjes se koalicionit LDK-AKR në Mitrovicë.

Ferati tha se nuk ka njoftim zyrtar për prishje te koalicionit. Ekzistojnë pakënaqësi, por duhet me u ulë e me bisedue. Nuk është diskutuar për zgjedhje e as për prishje te koalicionit, tha Ferati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat