Jahaj: Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në rastin Muja, mbledh haraç

Kosova

Jahaj: Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në rastin Muja, mbledh haraç

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 19:49

Në emisionin Info Magazine, të ftuar ishin: avokati Tomë Gashi, që mbron kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, dhe Kastriot Jahaj nga organizata “Qytetarët aktiv për Prizrenin”.

Jahaj duke folur për vendimin e Gjykatës së Apelit për ta kthyer në rigjykim “rastin Muja” tha se “ky është rasti më eklatant i ndikimit të politikës në gjyqësi”.

“Të dëmtuar janë qytetarët e Prizrenit dhe buxheti i komunës së Prizrenit. Vendimi për Ramadan Mujën është shpallur para disa muajve – me të cilin Muja është shpallur fajtor. Gjykata e Shkallës të Parë thotë që është i fajshëm. Po flasim për një gjykatë të apelit ku një gjyqtar i saj del dhe mbledh haraç”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat