VV: Policia po kërkon Ahmetin, kryeministri po jep urdhra për arrestime

Kosova

VV: Policia po kërkon Ahmetin, kryeministri po jep urdhra për arrestime

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 14:08

Lëvizja Vetëvendosje bëri të ditur të enjten se Policia e Kosovës, sot, rreth orës 11:00 shkoi për ta arrestuar në shtëpinë e tij, aktivistin, Valdrin Ahmeti.
VV thekson se qartë që Isa Mustafa është shndërruar në kryepolic që jep urdhëra se kënd ta arrestojë policia, kënd ta dënojë urgjentisht gjykata, ndaj kujt të hapen hetimet, etj.

“Pas ekspres dënimit të djeshëm të një qytetari që nga mllefi kishte ‘kërcënuar’ ministrin dhe djalin e kryeministrit, sot u tregua edhe njëherë që efektiviteti policor është i jashtëzakonshëm kur bëhet fjalë për kryeministrin. Ky veprim i policisë, e cila po e kërkon për ta arrestuar aktivistin Valdrin Ahmeti, vjen pasi që të njëjtin aktivist vetë Isa Mustafa e përmendi me emër në emisionin ‘DEBAT’ në RTK, më 28 gusht 2015”, thuhet në komunikatë.

Sipas Vetëvendosjes, është e qartë që Isa Mustafa është shndërruar në kryepolic që jep urdhra se kënd ta arrestojë policia, kënd ta dënojë urgjentisht gjykata, ndaj kujt të hapen hetimet, etj.

“Ky kryepolic, e ka vënë të gjithë sistemin në shërbim të tij, familjes, pronave dhe ministrave të tij. Ky nuk është kryeministër i qytetarëve të Kosovës”, thekson Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat